Vrasja e postierit në Kamëz, ja foto e pistoletës me silenciator që iu gjet Ervis Lamit! Në pranga djali i xhaxhait

Vrasja e postierit në Kamëz, ja foto e pistoletës me silenciator që iu gjet Ervis Lamit! Në pranga djali i xhaxhait

1737796605_arma.jpg

Policia e Tiranës ka reaguar pas kontrolleve që janë ushtruar në Kamëz pas vrasjes së postierit, Lulzim Visha. Siç raportoi edhe Report Tv, kontrolle janë ushtruar në banesën e Ervis Lamit, ku është gjetur një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë. Në pranga është arrestuar djali i xhaxhait, Eduart Lami.

"Kontrolle intensive dhe punë profesionale hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e  autorëve të vrasjes së 48-vjeçarit,  mëngjesin e djeshëm në Kamëz. Në kuadër të kontrolleve bazuar në inteligjencën policore, Strukturat hetimore dhe operacionale  të DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar  “Silenciatori”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Ervis Lami, në rrugën Paqësore, Zall Mner, Kamëz,  shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë .

Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit Eduart Lami, 37 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”.

Po në kuadër të operacionit si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit Ervis Lami, 31 vjeç.

Nga tërësia e veprimeve paraprake hetimore, administrimit të provave dhe fakteve, rezulton se banesa ku janë gjetur sendet e kundraligjshme është në posedim të shtetasit E.L dhe përdoret nga të dy shtetasi  Eduart Lami 37 dhe Ervis Lami31 vjeç.

Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara në banesë po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdor në ngjarje kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme", njofton policia. 


Lajmi kryesor:

Vrasja e postierit në Kamëz, zbulohet sherri për prona me të skeduarin Ervis Lami, ('truri' i arrasisjes së Drenovës) I gjendet pistoletë me slienciator


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Roma 'ngjallet' pjesën e dytë, fiton 1-2 në Udine me dy penallti

VIDEO/ Roma 'ngjallet' pjesën e dytë, fiton 1-2 në Udine me dy penallti