Do të ishte diçka unike dhe e veçantë nëse muslimanët francezë të dielën shkojnë në kishë. Është kjo thirrja që imamët francezë u kanë bërë besimtarëve muslimanë në Francë.
“Do të ishte diçka e madhe nëse vetëm 1 në 10 nga 5 milionë muslimanët që jetojnë në Francë t’u përgjigjeshin ftesës për t’iu bashkuar meshës të së dielës, në shenjë solidariteti për ngjarjen e shënuar në Rouen ku dy të rinj masakruan një prift” shkruhet në gazetën ipeshkvnore Avvenire e cila vlerëson thirrjen e lëshuar një ditë më parë nga imamët në Paris.
Inisiativa e ndërmarrë nga Këshilli i Lartë Frances i fesë islame i kërkon besimtarëve të shfaqin solidaritet dhe dhembshuri për ngjarjen në kishën Saint-Etienne-du-Rouvray
ku tri ditë më parë dy të rinj masakruan priftin 86 vjecar Zhak Hamel dhe morën peng disa persona. Ndërsa përgjegjësinë e sulmit e mori shteti islamik i cili i vlerësoi autorët si dy ushtarët e tij.
Apeli i fton përgjegjësit e xhamive, imamët dhe besimtarët të vizitojnë kishat më të afërta pikërisht ditën e dielë kur mbahet edhe mesha e mëngjesit. Këshilli i Besimit Islam e cilësoi sulmin e të martës një akt të tmerrshëm dhe shokues.
Një ditë më Parë Ati i Shenjtë, Papa Francesku u shpreh se bota është në luftë por jo në një luftë fetare.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com