TIRANË - Vrasja e qenve të rrugës ka shkaktuar reagimin e Organizatës në Mbrojtje të të Drejtave të Kafshëve në Shqipëri (ARA).
Kjo organizatë dhe një rrjet i gjerë personash që shqetësohen për të drejtën universale të jetës do të organizojnë ditën e dielë, një manifestim para Bashkisë së Përrenjasit.
Pezana Rexha, Drejtoreshë Ekzekutive e “Animal Rights in Albania”, u shpreh se, ky organizim zhvillohet për të rritur ndjeshmërinë kundër vrasjes masive të qenve të rrugës, të cilët shfarosen në mënyrat më barbare nga ato autorite që kanë për detyrë administrimin civil të jetës së një qyteti.
“Mungesa e dhembshurisë njerëzore, e respektit për jetën, dhe e bazave më minimale të qytetarisë, na shtyjnë të reagojmë me vendosmëri ndaj këtij fenomeni. Vetëm përmes një angazhimi të gjerë qytetar mund t’i vihet fre kësaj masakre që na turpëron”, deklaroi Rexha.
Sipas organizatës për mbrojtjen e kafshëvë, pushkatimi me armë zjarri deri te eliminimi me anë të djegies janë praktika të llahtarshme që nuk identifikohen me asnjë kulturë njerëzore apo qytetërim që vlen të përmendet.
“Këto praktika mund të gjenden vetëm në historitë më tronditëse të historisë njerëzore. Ne kërkojmë bashkëpunim me institucione të ndryshme publike apo jofitimprurëse, për të gjetur zgjidhje humane, ndërkohë që masat aktuale janë tmerrshme dhe tërësisht jonjerëzore në një kohë që ekzistojnë alternativa të shumta për zgjidhjen e këtij problemi. Një vend, i cili aspiron të hyjë në Bashkimin Europian, mjafton t’i kthejë sytë nga përvoja e këtyre vendeve, për të gjetur zgjidhje, dhe jo t’i mëshojë metodave masakruese të cilat fatkeqësisht reflektojnë një mentalitet primitiv dhe të papërgatitur për t’u bërë pjesë e botës së qytetëruar”, përfundon deklarata e ARA-s.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com