Vrasja e recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, pranga 2 punonjësve të hotelit! Ndihmuan pronarin të fshehë trupin

 

Policia ka arrestuar dy punonjës të hotel Greccia në Dhërmi, si bashkëpunëtorë në vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi. Ata kanë ndihmuar bashkëpronarin e hotelit që të fshehin trupin e viktimës. Në pranga kanë rënë Daniel Qose dhe David Larti.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e ngjarjes kriminale të ndodhur ditën e djeshme, në Dhërmi, për të fshehur trupin e pajetë të shtetasit Eraldo Nevruzi. 

Nga veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dyshohet se autori, shtetasi Gerald Shehu, pasi e ka vrarë me armë zjarri shtetasin Eraldo Nevruzi, është ndihmuar për të fshehur trupin, nga 2 punonjës të hotelit të tij, shtetasit Daniel Qose, 33 vjeç dhe David Larti, 30 vjeç, të dy banues në Korçë.       

Nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi Gerald Shehu, në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.  

Në funksion të hetimeve të thelluara u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme, sende dhe mjete të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.  

Hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për shtetasin Gerald Shehu, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe për shtetasit Daniel Qose dhe David Larti, për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim.


Lajmi kryesor:

U vra me dy plumba në kokë, gjendet trupi i recepsionistit të hotel ‘Greccia’ në Dhërmi! Arrestohen 2 punonjësit, ndihmuan pronarin ta fshehë


SI.E./S.Ç/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj