Tiranë, 1 Korrik/ATSH-Z.Tosku/- Në vijim të hetimeve për gjetjen e autorëve të vrasjes së biznesmenit Artan Santo, Strukturat e Policisë së Shtetit pas ndalimit të 2 shtetasve, Klodian Gjozi dhe Sajmir (Gazmir) Gjozi, si dhe të bllokimit të motorit tip Suzuki në një servis në afërsi të fshatit Bubq, gjatë operacionit të ndërmarrë për kapjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Artan Santo, deklaron se shtetasit rezultojnë të dënuar në Greqi për Krime të rënda.
Sipas Policisë, pas ekspertimit përkatës kriminalistik, janë gjetur faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri dhe konkretisht mbetje të baruti. Lidhur me motorin 650 CC Suzuki, bllokuar këtyre shtetasve policia bën me dije se sipas Interpol Athina, Greqi, rezulton të jetë denoncuar i vjedhur në rajonin e Selanikut. Policia e Shtetit duke rikonfirmuar angazhimin e saj maksimal për zbardhjen e vrasjes së Artan Santos dhe vënien para drejtësisë të autorëve të saj, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të kontribuojnë në hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Për çdo informacion të vlefshëm Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën prej 100 mijë euro, duke garantuar ruajtjen e anonimatit. /a.ke/
/Shqiptarja.com