Pas vrasjes së Selami Hasanit, policia ka gjetur një makinë që po digjet në fshatin Ndërmenas, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Lajmi kryesor:

Fier/ Ekzekutohet në oborrin e banesës 'Sel Çami', plagoset i vëllai! Gjendet makina e djegur e autorëve! Viktima i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e nipit të 'Ben Qimes'