Alesandro Palermiti, autori i vrasjes së shqiptarit Tahir Halili kishte planifikuar vrasjen e shqiptarit me të cilin e tradhtonte bashkëshortja. Prokurorët italianë që po hetojnë mbi ngjarjen e ndodhur më 15 janar në Ariano Irpino, kanë zbuluar se bashkëshortja e autorit të krimit kishte lidhje jashtë martesore me shqiptarin prej dy vitesh. Gjithashtu, për këtë arsye ajo kishte braktisur bashkëshortin për të jetuar me nënën e saj. Para gjykatës, Palermiti ka shfrytëzuar të drejtën për të mos folur. Ai është lënë në burg dhe ndaj tij do të rëndoi akuza e vrasjes me paramendim për motive të dobëta.
/Shqiptarja.com











