TIRANE - Gazeta Shqiptarja.com investigon sot gjithë rrugën gjyqësore që zeroi vendimin prej 21 vitesh burg, shpalli të pafajshëm dhe liroi Ilir Xhakjen nga dënimi për vrasje, vitin e kaluar. Ndërsa dy ditë më parë ekzekutoi shefin e komisariatit të Shijakut, kryekomisar Adem Tahiraj.
Në shkurt të 2011 gjyqtari i Gjykatës së Durrësit, Neritan Tabaku dha pafajësinë për shtetasin Ilir Xhakja, për vrasjen e Qerim Malokut, si dhe pushoi cështjen penale për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake.
Ndonëse ka kaluar më shumë se një vit nga ajo kohë gjyqtari nuk ka arsyetuar ende vendimin, por është mjaftuar vetëm me shpalljen e tij. Ndërkohë Kodi i Procedurës Civile dhe Kodi i Procedurës Penale përcaktojnë qartësisht se gjykatësi ka vetëm 15 ditë kohë për të bërë arsyetimin e vendimit pasi vetëm me vendim të arsyetuar palët mund të nisin procedurën për ankimim në Gjykatën e Apelit.
Nga ana e saj më 18 shkurt 2011, Prokuroria, nëpërmjet përfaqësuesit të tij Vladimir Marra, ndonëse me vendim të pazbardhur kishte përpiluar kërkesën e ankimit duke kundërshtuar me argumenta konkrete vendimin, dhe duke kërkuar nga ana e Gjykatës së Apelit në Durrës, dënimin me 21 vjet burg të Ilir Xhakja.
Por nga ana tjetër Xhakja kishte hapur sërish një tjetër proces gjyqësor, me një gjykatës tjetër, po në Gjykatën e Durrësit, ku kishte arritur të bashkojë 2 dënime që kishte marrë për vepra të tjera penale, dhe me pafajësinë e parë, arrin të përfitojë lirimin e plotë të tij. Ndërsa më 13 shtator 38 vjeçari i njohur si i forti i Shijakut kreu vrasjen tjetër, duke qëlluar këtë herë mbi një drejtues të Policisë së Shtetit.
Shkrimin e plotë, të gazetarëve Habjon Hasani e Elton Qyno, të detajuar me vendimet dhe gjithë procesin që i dha pafajësinë vrasësit të Adem Tahirajt mund ta lexoni sot në gazeta Shqiptarja.com LEXONI SHKRIMIN E PLOTE

(FOTO: Faksimile e vendimit të gjykatësit Neritan Tabaku për pafajësinë e Xhakjas)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Lamtumira e kryekomisarit e vrasja pasditen e 13 shtatorit