Itali- "Ishte hera e parë që Emanuele merrte makinën e babit. Ishte kthyer nga puna dhe shkuam në diskotekë.Donim vetëm të argëtoheshim me muzikë dhe me miqtë tanë. Përse ndodhi? Çfarë ndodhi? Përse e vranë? Përse nuk ndaluan ai nuk bëri asgjë” shprehet për mediat italiane e dashura e Emanule i cili u vra me mjete të forta nga një grup të rinjsh në Alatri, në Itali.
Vajza rrëfen se pa të gjithë skenën e cila do t’i mbetet gjatë të gjithë jetës në mendje. E dashura e Emanuele dhe miqtë rrëfejnë se ishte djali shqiptar që iu afrua Emanuele kur ndodheshin në diskotekë në Alatri.
Mendohet se grupi i cili ka goditur të riun përbëhej nga 8 italianë dhe 1 shqiptar.
20-vjecari Morganti humbi jetën në spital pasditen e djeshme ndërsa prindërit e tij vendosën të dhurojnë organet e tij.
Por rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.E reja shpjegon se nuk e di emrin e shqiptarit i cili nisi zënken dhe se policia nuk e di se ku është ai.
Ndërsa sipas një miku të viktimës nuk ishte shqiptari ai që e vrau Emanuelen.
“Ai që qëlloi në kokë me levë Emanulen ai që e vrau është një Italian. Emanuele ishte një djalë normal, i qeshur. Ai u masakrua ndërsa ata vijon ta shkelmonin. Ai që e vra është ende i lirë” shprehet miku i 20-vjeçarit të vrarë.
Ndërkohë miqtë e tij akuzojnë edhe sigurinë e diskotekës duke shpjeguar se Emanuele ishte i vetëm.
Sipas tyre ndoshta ishin 30 që e rrahën dhe vetëm një e mbrojti, por të gjithë panë dhe nuk ndërhynë.
Morganti ishte në një bar me të dashurën e tij, ku pas një debati me një shqiptar është konfliktuar me të, në ndihmë të së cilit erdhën dhe një grup tjetër të rinjsh shqiptarë.
Mediat shkruanin se ai u përpoq të mbronte të dashurën.Sherri ka ndodhur para tre ditësh, ku 20- vjeçari është goditur me shkelma, grushte e shufra dhe tuba hekuri, duke i shkaktuar thyerje në pjesën e kokës dhe qafës, ç’ka ka sjellë hemoragji cerebrale duke humbur kështu dhe jetën pas 36 orësh në agoni.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes shprehet se kanë mbetur të habitur nga skena e rrahjes në barin “Piazza Regina Margherita”.
Tensioni në qytetin italian është i madh, ndërsa në rrjetet sociale ka indinjatën të thellë për autorët e sulmit barbar. Në këtë ngjarje është përfshirë edhe politika.
Ndërkohë janë shoqëruar në polici disa të dyshuar.

Viktima Emanuele Morganti
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com