Vrasja e të riut në Itali, vetëm për
një pije, në pranga dy vëllezërit

Vrasja e të riut në Itali, vetëm për<br />një pije, në pranga dy vëllezërit
“Ndaj Emanuele nuk është ushtruar vetëm një herë dhunë, por disa herë dhe në kohë të ndyshme” është ky sqarimi që ka dhënë prokurori i Frosinone Giuseppe De falco  i cili sqaron se ngjarja e shënuar ishte e frikshme  sepse nga një situatë banale thjesht për një pije agravoi deri në vdekjen e një të riu të pafajshëm. Për më tepër ai konfirmon se grindja në diskotekë nuk ishte me një djalë shqiptar.

“Dy të arrestuarit shtetas italianë e që janë vëllezër janë të dyshuarit kryesor të agresionit” konfirmon prokurori.

Emanuele humbi jetën të shtunën pasi u godit me mjete të forta  në një diskotekë në Alatri. Por rrethanat e ngjarjes mbeteshin mister, dëshmitë po ashtu shumë kontradiktore.

Ngjarja tronditi publikun Italian ndërsa në fillim u shkrua se ishte një grup shqiptarësh që rrahën 20-vjeçarin por e vërteta rezultoi ndryshe.

Ditën e djeshme policia ndaloi 8 persona.

“Emanuele nuk e meritonte” shprehet mes lotësh tezja e të riut duke kërkuar që të vendoset drejtësia, përndryshe sipas saj do të jetë vetë familja ajo që do të ndalojë autorët.

20-vjeçari rrëfejnë miqtë u rrah nga 20 persona dhe vetëm një e mbrojti.

Ata po ashtu fajësojnë edhe sigurinë e diskotekës e cila nuk arriti të ndërhynte.

Grupi goditi me sende të forta Emanuelen i cili pësoi hemoragji në kokë por humbi jetën pas 36 orësh në spitalndërsa familja e tij vendosi të dhurojë organet e të riut.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë