Vrasja e tre ushtarëve amerikanë, SHBA miraton sulmet kundër objektivave iraniane në Irak dhe Siri

Vrasja e tre ushtarëve amerikanë, SHBA miraton sulmet kundër objektivave iraniane në Irak dhe Siri

Foto ilustruese

SHBA ka miratuar planet për sulme në Irak dhe Siri kundër objektivave të shumtë, përfshirë personelin dhe objektet iraniane.

CNN shkruan se sulmet do të vijnë si përgjigje ndaj vdekjes së tre ushtarëve amerikanë, si dhe plagosjen e disa të tjerëve në bazën Tower 21 në veri të Jordanisë.

Pas vdekjes së tre ushtarëve amerikanë ka pasur reagime të forta nga politikanët, ku më i ashpër ka qenë ai i senatorit amerikan Lindsay Graham, i cili ka kërkuar që SHBA-ja të nisë sulmet ndaj Iranit.

Ai i ka kërkuar administratës “të godasë objektivat me rëndësi brenda Iranit, jo vetëm si hakmarrje për vrasjen e forcave tona, por si parandalim kundër agresionit të ardhshëm. E vetmja gjë që kupton regjimi iranian është forca".

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë