Vrasja e ushtarit në Gjirokastër, Policia greke: Nuk ra për flamur

Vrasja e ushtarit në Gjirokastër, Policia greke: Nuk ra për flamur

Ushtari grek i Forcave të Armatosura Tokësore, Konstantinos Katsifas

Deklaratat e një sërë mediash greke, se ushtari grek Konstantinos Katsifas u vra nga RENEA për shkak se ngriti flamurin grek në Bularat të Gjirokastrës, janë hedhur poshtë nga agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA.

Duke iu referuar “burimeve kompetente” të policisë greke, kjo agjenci ka bërë të ditur se “nuk ka të dhëna dhe as dëshmi që të ndërlidhin përleshjen e armatosur në Shqipëri, gjatë së cilës ra i vdekur Konstantinos Katsifas, me ngritjen e flamurit grek”.

Duke u mbështetur tek po të njëjtat burime, agjencia ka deklaruar gjithashtu se që në momentin e parë të incidentit ka patur një komunikim të drejtorit të përgjithshëm grek, gjeneral Aristidis Andrikopoulos me homologun e tij shqiptar.Megjithatë, ANA-MPA shkruan,sikurse edhe mediat greke e vendase, se Katsifas ishte paraqitur në festën e zhvilluar në fshatin Bularat me rroba ushtarake dhe i armatosur me një armë kallashnikov.

Agjencia e lajmeve ka pohuar se ushtari grek fillimisht ka qëlluar në ajër dhe më pas kundër një makine policie që ndodhej në lëvizje.

“Në vazhdim u largua. Policia filloi kërkimin e tij dhe në fund u lokalizua në një pllajë mali, ku ndodhet edhe shtëpia e tij. Policia shqiptare urdhëroi ndërhyrjen e forcave speciale, të cilat mbërritën në zonë me helikopter. U shënuan të shtëna armësh, me rezultat vdekjen e Konstantino Katsifas”, ka shkruar më tej ajo, duke shtuar se “pranë te vdekurit u gjetën 8 gëzhoja, një çantë me rreth 100 fishekë kallashnikovi, thika dhe ushtarake dhe një lak  ushtarak.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet