ROTERDAM - Disa orë pas ngjarjes së rëndë, policia holandeze ka sqaruar se është njoftuar për vrasjen e dy shqiptarëve nga një telefonatë. Nga verifikimet e kryera nga ekspertët e hetimit është konstatuar se telefonatën për vënien në dijeni të aktit barbar të vrasjes së dy shqiptarëve e kishte kryer Serxho Piku, i cili mësohet se është 24 vjeç dhe është po nga qyteti i Elbasanit. Policia, gjatë dhënies së detajeve për ngjarjen, ka saktësuar se telefonata mendohet se është kryer në një distancë rreth 100 metra nga vendi ku janë gjendur të pajetë shqiptarët, ndërsa nga vendi ku është kryer telefonata, policia nuk ka mundur të gjejë personin që i ka njoftuar.
Referuar të dhënave që kanë vijuar të dalin për vrasjen, policia e Roterdamit ka kryer shoqërimin e disa personave, të cilët mendohet se kanë dijeni për ngjarjen. Mësohet se kanë qenë banor të lagjes që i kanë thënë policisë, se kanë parë një mjet furgon, të dyshimtë që ka qenë i parkuar në afërsi të hyrjes së banesës së viktimave. Ndërsa ata kanë treguar edhe orën kur kanë parë që mjeti të lëvizte me shpejtësi të madhe. Dëshmitarët kanë treguar detaje për furgonin, brena të cilit kanë shquar dy persona.
Policia holandeze ngriti avionë për të kontrolluar zonën, por pa mundur ta kapte makinën, me të cilën dyshohet se janë larguar ekzekutorët. Ende është i paqartë vendi se ku është plagosur shtetasi italian, ndërsa në lidhje me të riun nga Elbasani, policia ka dyshime se ai duhet të jetë fshehur nga frika e ndonjë ekzekutimi të mundshëm, lidhje kjo që përforcon dyshimet se vrasja të jetë kryer nga shqiptarë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 janar 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com