TIRANË - Ela, tezja e 17-vjeçares e cila u qëllua për vdekje nga babai i saj 56-vjeçar mbrëmjen e së dielës, është shprehur për Shqiptarja.com se Kujtim Ibraj rrinte i kollarisur para miqve të tij, ndërsa nga ana tjetër me familjarët e tij ai tregohej i dhunshëm. Më tej, ajo ka theksuar se motra e saj me bashkëshortin kishin konflikte të vazhdueshme për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike ku ata gjendeshin prej vitesh. Kjo ndodhte sipas saj, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike ku ata jetonin.
/Shqiptarja.com

Babai i dehur vret me thikë vajzën





