Vrasja e Vanessa Ballan/ Para se të vriste 27-vjeçaren, Bujar Fandaj i dërgoi bashkëshortit të saj videon e tij erotike me të renë

Vrasja e Vanessa Ballan/ Para se të vriste 27-vjeçaren, Bujar Fandaj i dërgoi bashkëshortit të saj videon e tij erotike me të renë

Bujar Fandaj dhe viktima Vanessa Ballan

Mediat italiane kanë nxjerrë në dritë detaje të reja nga rrethanat e vrasjes së 27-vjeçares italiane, Vanessa Ballan, nga 41-vjeçari kosovar, Bujar Fandaj.

Raportohet se para se të vriste 27-vjeçaren, Bujar Fandaj i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të së resë, Nicola Scapinello.

Bashkangjitur mesazhit, 41-vjeçari kosovar i ka dërguar dhe një video erotike të tij me 27-vjeçaren, të filmuar gjatë periudhës që ata kanë qenë të lidhur bashkë.

Pak kohë më parë autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar autopsinë e bërë ndaj të resë.

Rezultatet e autopsisë thonë se para se Vanessa Ballan të vritej, ajo është rrahur barbarisht nga 41-vjeçari kosovar.

Ndër të tjera, autoritetet Italiane, shprehen se 27-vjeçarja ka marrë dy goditje në mushkëri, dhe më pas Bujar Fandaj e ka qëlluar me thikë në zemër, duke shpuar tej për tej organin jetësor.

Bujar Fandaj ka goditur 8 herë me një thikë 20 centimetër të gjatë të renë italiane.

Shtatzënia e saj është konfirmuar gjithashtu, ajo kishte arritur afërsisht javën e dymbëdhjetë të shtatzënisë. Në ditët në vijim do të bëhet edhe një test ADN-je për të zbuluar atësinë e fetuesit.

Vanessa Ballan u vra në pragun e shtëpisë e goditur të paktën 8 herë më thikë nga ish-i dashuri. Pas një viti lidhje, 27 vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nga Kosova nuk e kishte pranuar ndarjen. Ky i fundit kishte filluar ta përndiqte duke u shfaqur disa herë në vendet ku ajo punonte, apo dhe në shtëpinë e saj duke e kërcënuar se "do ta vriste" në rast se nuk ribashkoheshin. 41-vjeçari nga Kosova donte që e reja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror