Shkak i vrasjes dyshohet se hasmëria mes Jani Alisë, dhe Elton Çiçajt, e nisur që në Greqi, kur dy personazhet ndodheshin në burg, i pari për akuzën e vrasjes ndërsa Çiçaj për drogë. Sipas burimeve të policisë, Çiçaj, kishte plagosur me thikë Jani Alinë pas një grindjeje burg. 

Më tej konflikti vijoi vitin e kaluar, kur Jani Alia u plagosur me armë në Gjirokastër dhe në janar të këtij viti. I dyshuar për këto ngjarje ishte Elton Çiçaj. Burime të policisë thonë se si viktima ashtu dhe të kërkuarit janë persona me precedent për vepra të rënda penalë. 

Veç dy personave të shpallur në kërkim tashmë me vendim të Gjykatës së Tiranës, policia dyshon se së paku edhe dy persona të tjerë, janë përfshirë si bashkëpunëtorë, apo ndihmës të të dy të kërkuarve, ndërsa po punohet për dokumentimin e kësaj pjese të hetimit. 

Atentatet për vrasje
Rikthimi i tyre në Shqipëri nuk mbylli hasmërinë, por përkundrazi Çiço në kohë dhe vende të ndryshme ka tentuar të vrasë tre herë Jani Alia. Përplasjet ishin bërë të shpeshta në 4 muajt e parë të vitit 2016, që çuan deri në ekzekutimin e Elton Çiços. Më datën 10 janar në një lokal në rrugën e “Kavajës”, është tentuar të vritet me armë zjarri pistoletë, Jani Alia. Autori qëlloi 6 herë nga makina në lëvizje. Për pasojë mbeti i plagosur lehtë nga ciflat e xhamit një 27-vjeçar dhe sipas policisë autor i dyshuar mendohet të ketë qenë Elton Çiço. Më 25 prill në Gjirokastër në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Lumit”, pas një atentati me armë zjarri Jani Alia mbeti i plagosur në dorë. Edhe për këtë ngjarje policia pati si të dyshuar Elton Çiço, por nuk arriti t’ia provonte përfshirjen në ngjarje. Alia i ka shpëtuar dhe një atentati tjetër,të organizuar nga Elton Çiço. Çiço është marrë edhe në pyetje për këto ngjarje, por është lënë i lirë. Sipas të njëjtave burime policore, 6 ditë më vonë 39-vjeçari Alia ka ekzekutuar me pistoletë me mulli, Elton Çiçën, duke pasur informacion të hollësishëm për vendqëndrimin e tij.

Jani Alia me paruke
Për vrasjen e Elton Çiços, Jani Alia ka menduar ta kryejë vetë. Ai ka përdorur në këtë krim vetëm shokun e tij Renato Milloshin, djalin e Hysni Milloshit ish-kreut të partisë PKSH. Milloshi ka qenë personi që me makinën “Ford Fokus” e ka ndihmuar Jani Alia të largoheshin me shpejtësi nga lokal “De Niro” ku dhe ndodhi krimi. Sipas burimeve të policisë së Tiranës, Jani Alia ishte maskuar duke vendosur në kokë një paruke dhe më tej ka vendosur një kapele. Burimet shtojnë se Alia e kishte menduar vrasjen në detaje konkrete, pasi kishte veshur rroba të vjetra, dhe nën to rroba të tjera. “Rrobat me të çilat ai është shfaqur në vrasje, i ka hequr në ikje e sipër dhe janë hedhur në një vend ende të papërcaktuar”-thonë burimet policore. Por kjo e ka ndihmuar për të mos u dalluar nga policia. Për largimin e tij ka menduar Renato Milloshi, i cili ka pritur jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Të dy personat janë larguar me shpejtësi duke mos u arrestuar nga askush, ndërkohë 24 ditë pas vrasjes së Elton Çiço Milloshi dhe Alia janë shpallur në kërkim nga policia si personat kryesorë që kanë bërë vrasjen në 1 maj 2016 në lokalin “De Niro”. Dy vrasësit janë identifikuar falë dëshmive të disa personave dhe përgjimeve të autorëve të krimit me familjarët e tyre.

Arratisja
Jani Alia rezulton të jetë person me precedentë penal, i shpallur në kërkim nga drejtësia greke për arratisje nga burgu, ku vuante dënimin për vrasje.

Në kërkim
Ndërkohë 24 ditë pas vrasjes së Elton Çiço Milloshi dhe Alia janë shpallur në kërkim nga policia si personat kryesorë që kanë bërë vrasjen në 1 maj 2016 në lokalin “De Niro”.

Resaksia online
(s.m/shqiptarja.com)