Report Tv ka siguruar fotografinë e 30-vjeçarit Endri Goxhaj, i cili mbeti viktimë e përplasjes më armë zjarri në Memaliaj të Tepelenës.
Ngjarja ndodhi pas një sherri mes dy personave (të cilët kishin një konflikt të mëparshëm), i cili ka degjeneruar në shkrehjen e armës së zjarrit nga agresori 29-vjeçar, Donaldo Nela. Endri Goxhaj ka mbetur i vdekur në vend pas të shtënave, por i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta ka mbetur edhe vëllai i autorit, 25-vjeçari Dali Nela. Mësohet se 25-vjeçari i plagosur është në gjendje kritike për jetën dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dokumentimin e krimit.
Lajmi kryesor:
Vritet me armë zjarri pas një sherri i riu në Tepelenë! Arratiset autori, plagoset rëndë edhe vëllai i tij (EMRAT + VIDEO)








