
Viktima e atentatit Isuf Jaçaj
Një grup ekspertësh, përfshirë edhe xhenierë, kanë mbërritur nga Tirana për të hetuar ngjarjen e shpërthimit me tritol të mbrëmjes së djeshme ku mbeti viktimë Isuf Jaçaj.
Sasia e eksplozivit ishte vendosur poshtë automjetit dhe dyshohet se është aktivizuar me telekomandë. Deri më tani, pista kryesore dyshohet të lidhet me djalin e tij, Kalus Jaçaj, i cili rezulton i përfshirë në një plagosje me armë zjarri më 17 korrik në Sarandë.
Lajmi kryesor:
Atentat për hakmarrje në Sarandë, 58-vjeçari vritet me tritol në makinë! Grup hetimor nga Tirana, para 3 muajsh tentuan t’i vrasin të birin (EMRI+VIDEO)









