Pas ndalimit të dy shqiptarëve ditën e djeshme mediat greke thonë se Terpollari ishte kërcënuar shumë herë për shkak të mos shlyerjes së detyrimit prej 20.000 euro nga tregtia e drogës, dhe prandaj kishte shkuar të punonte në atë zonë të vetmuar, ku u gjet i masakruar.
Sipas CNN grek, dy të arrestuarit kanë treguar detaje nga momenti i krimit. Ata citohen të kenë thënë se shkuan që të tre në barakën ku jetonte viktima dhe autori i vrasjes hyri brenda. Më pas u dëgjua një e shtënë dhe pastaj e panë se si po i priste kokën.
Ai u futi kokën në një qese dhe u tha se do t’ia çonte personit që kishte urdhëruar ekzekutimin e Terpollarit. Sipas tyre, autori i vrasjes ishte kushëri i viktimës dhe pjesëtar i rrjetit të trafikut të drogës.
Bledar Terpollari u gjet i vdekur e me kokë të prerë, paraditen e 9 majit, në një stan ku po punonte si bari. Sipas prokurorisë greke, vrasja e tij u bë me urdhër nga grupe mafioze të botës së trafikut të drogës. Dyshohet se bosët e këtij rrjeti me origjinë shqiptare, kanë kërkuar kokën e Terpollarit si dëshmi për vdekjen e tij.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com