Gjykata e apelit në Trento ka shqyrtuar një ekspertizë të re psikiatrikë për Lorenzo Smoqi, shqiptari i akuzuar për vrasjen e studentit nga Trento, Luigi Del Precio, në datë 7 janar të vitit 2009 para një biblioteke. Sot ishte vendosur të dëgjohej vendimi i qjykatës, por pas 6 orësh mbledhje gjykata vendosi të shqyrtojë një ekspertizë tjetër për të kuptuar nëse i akuzuari ishte i aftë të kuptonte veprimet e tij në momentin e vrasjes apo jo.
Akuza kishte kërkuar një dënim prej 20 vite burg. Mbrojtja kërkonte pafajësinë. Në gjykatën e shkallës së parë shqiptari ishte cilësuar si i padënueshëm duke qenë ishte totalisht i paaftë të kuptonte veprimet e tij. Një seri analizash psikiatrike e kishin cilësuar shqiptarin skizofrenik, i rrezikshëm dhe komplet i paaftë të kuptoj veprimet e tij. Pra si rrjedhojë edhe detyrimi të mbyllet për 10 vite në një spital psikiatrik.
/Shqiptarja.com