SHKUP-Hetimet për vrasjen e 5-fishtë që tronditi Maqedoninë janë shtrirë edhe në Serbi. Ministri i brendshem serb, Ivica Dacic ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm për të ndihmuar autoritetet maqedonase, dhe se policia serbe po verifikon të dhëna që mund të ndihmojnë në gjetjen e autorëve të vrasjes.
“Jemi të gatshëm për të ndihmuar për gjithçka që kanë kërkuar kolegët nga policia e Maqedonisë. Ne do të kryejmë verifikime të ndryshme me qëllimin që si mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti”, deklaroi ministri serb.
Ministria e Brendhshme maqedonase deri tani ka kërkuar ndihmën dhe bashkëveprimin e policive të rajonit për të dhënë informacione dhe përvojën e duhur në zbardhjen e vrasjes së pesëfishtë. Por ndërkaq përfshirja e policisë serbe në hetime ka nxitur reagime tek partitë politike shqiptare, të cilat shprehin rezerva duke deklaruar se nuk i besojnë policisë serbe.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com