TIRANE- Ekstradohet nga Italia Fran Ndreca, i dënuar me 20 vite për vrasje të ndodhur në 16 shkurt të vitit 1999. Ndreca akuzohet se, kishte bashkëpunuar në vrasjen e Manil Likës, e ndodhur në rrugën Mine Peza në Tiranë pranë lokalit “Forial”. 41-vjeçari, nga fshati Konaj i Mirditës, është sjellë në Tiranë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, nga Milano ku ai ishte arrestuar dhe ka vuajtur një tjetër dënim, edhe këtë herë për një vrasje të bërë në vitin 1998. Ndreca është dënuar në vitin 2005 me 20 vite burg.
Në dosjen e tij, thuhet se, Fran Ndreca ka qenë shok me P. M., i cili e ka vuajtur dënimin. Në datën 16 shkurt 1999 rreth orës 11.30-11.45 i pandehuri është takuar me shokun e tij dhe kanë shkuar në rrugën “Mine Peza” në bar “Forial” ku kanë porositur kamarieren një teke “Whiskey” dhe një çaj. Në këtë kohë përpara lokalit ka kaluar me makinë viktima Manil Lika. Viktima është afruar tek dera e lokalit dhe i ka kërkuar kamarieres të dilte jashtë dhe ajo ka dalë. Nga tavolina është ngritur njëri nga personat dhe i ka thirrur viktimës të ndalonte një moment. Viktima Manil ka ndaluar, ka pritur sa është afruar Petriti tek ai, për ta dëgjuar çfarë kishte. “...A të kam thënë mos të qëndrosh apo të hysh herë tjetër këtu...”? Viktima ka reaguar negativisht.
Kjo ka mjaftuar që ata të acaroheshin skajshëm me njëri-tjetrin. Ata e kishin lënë që të takoheshin më vonë. Sipas dosjes, mes viktimës dhe dy personave të dënuar ka pasur një marrëdhënie të acaruar nga më parë. Kur Manil Lika ishte rikthyer, i dënuari Ndreca dhe shoku i tij e kanë kapur dhe e kanë qëlluar dy herë në kokë dhe 3 herë në trup me një pistoletë TT, duke i marrë jetën menjëherë. Që në atë kohë, të pandehurit ishin larguar për t’u arrestuar më pas e për të vuajtur dënimin. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, e kanë sjellë 41-vjeçarin në Shqipëri. Ai u është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilët e kanë çuar në qeli.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com