TIRANE- Policia e Shtetit ofron 10 mijë euro shpërblim për personin që ofron informacion të vlefshëm për identifikim dhe kapjen e autorëve të sulmit me armë të autobusit të linjës Athinë-Tiranë. Policia ka vënë në dispozicion numrin O694102732, për këdo që ka informacione të vlefshme mbi ngjarjen.
Si pasojë e sulmit mbetën të plagosur dy persona, ndërsa njëri prej tyre ndërroi jetë disa orë më vonë në spitalin e Fierit, si pasojë e plagëve të marra.
Deru më tani janë shoqëruar në komisariat 10 persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, ndërsa janë marrë edhe dëshmitë e shoferit, menaxherit të linjës, dhe të 22 pasagjerëve që ndodheshin në autobus. Sulmi ndodhi rreth orës 01:30 pas mesnate, 27 janar, në vendin e quajtur “Mogila” në aksin rrugor Tepelenë-Fier.
Në drejtim të autobusit është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa shoferi nuk ka ndaluar, por ka ecur edhe më shprejt për t’i shpëtuar sulmit, derisa ka hasur postbllokun më të afërt të policisë.
Menjëherë kanë nisur kërkimet për indenfikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa forcat e policisë në bashkëpunim edhe me forcat e ndërhyrjes së shpejtë, vijojnë kontrollet në të gjithë zonën. Sipas policisë kërkimet janë përqendruar në 4 komuna të Tepelenës: Kurvelesh, Luftinjë, Krastë, dhe komuna Lozpez.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com