BERAT- Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë, si pasojë e një konflikti banal në ambientet e një lokali në fshatin Poshnjë të Beratit. Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e mbrëmjes së djeshme në një lokal në fshatin Poshnjë, ku viktima dhe autori i krimit janë konfliktuar për shkak të një femre. Prokurori i Rrethit të Beratit z.Xhemal Saliasi pohoi për gazetën Shqiptarja.com, se krimi ka ndodhur në ambjentet e një lokali ku viktima dhe autori janë konfliktuar për motive të dobëta. Mendohet se shkak i kësaj vrasje është bërë një zënkë për ngacmimin e një femre, gjë e cila ka degjeneruar në sherr mes të rriturve, prej nga ka ardhur më pas dhe krimi i rëndë. Si pasojë e këtij sherri, shtetasi Besnik Ibrahimi, ka qëlluar me thikë në drejtim të dy vëllezërve Protoduari dhe një 20 vjeçari, që ishte djali i njërit prej dy vëllezërve. Krimin mendohet se e ka kryer në bashkëpunim me vëllanë tjetër Bedri Ibrahimi. Si pasojë e këtij sherri ka mbetur i vdekur shtetasi 44 vjeçar Gëzim Protoduari, ndërsa plagë të rënda kanë marë dhe shtetasit Sako Protoduari 18 vjeç dhe Eduart Protoduari, përkatësisht vëllai dhe djali i Gëzim Protoduarit. Pas kryerjes së krimit, Besnik dhe Bedri Ibrahimi janë larguar nga fshati, duke marë arratinë në kodrat për rreth. Ndërkohë që anëtarë të familjes Protoduari, i janë vënë në ndjekje, duke kërkuar të hakmerren.
AUTORI NE KERKIM
Familjarë dhe efektiva të policisë së Beratit janë vënë në ndjekje të autorëve të krimit, të cilët pas vrasjes së Gëzim Protoduarit janë larguar me shpejtësi në drejtim të kodrave që ndodhen në zonë. Dhjetra efektivë policie i janë vënë në ndjekje, ku pas tyre kanë shkuar dhe anëtarë të familjes Protoduari me qëllim gjetjen e autorëve të krimit dhe vrasjen në shënjë hakmarrje, për shkak se Besnik Ibrahimi i vrau njeriun e tyre dhe i plagosi rëndë dy të tjerë. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme policia ka kryer kontrolle të shumta në kodrat e fshatit, por s'ka pasur asnjë rezultat. Së bashku me policinë mësohet se ka qënë dhe një familjar i autorëve të krimit, me qëllim negocate me vrasësit në rast se ata do shfaqin rezistencë ndaj efektivave të policisë. Ndërkohë që një grup efektivë policie kanë shoqëruar të afërmit e viktimës të cilët nga trondintja psikologjike janë vënë në ndjekje të autorëve të krimit me qëllim vrasjen e tyre në shënjë hakmarje.
HETIMI I NGJARJES
Menjëherë pas krimit të rëndë në vendin e ngjarjes kanë shkuar me shpejtësi specialitë të hetimive të krimeve të rënda. Hetuesit kanë bërë verifikimet e nevojshme duke sekuestruar në cilësinë e provës materiale si dhe disa mjete të forta me të cilat mendohet se janë përleshur protagonistët e kësaj ngjarje. Ndërkohë që në dosje janë administruar dhjetëra dëshmi të personave që kanë qënë në vendin e ngjarjes, në momentin kur ndodhi krimi i rëndë. Sipas policisë së Beratit ka qënë fillimisht viktima që ka dashur të sqaroj një debat me dy vëllezërit Ibrahimi dhe mësohet se ka qëlluar ndaj tyre me një mjet të fortë, ndërkohë që këta dy të fundit kanë qëlluar me thikë ndaj tij, ndërkohë që ndëhyrja e djalit të viktimës ka bërë që të qëllohet dhe ndaj tij.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com