Vrasja në Budva, 'Shikoje atë personin e dyshimtë', paralajmërimi që i bëri shoku anëtarit të klanit të njohur mafioz

Vrasja në Budva, 'Shikoje atë personin e dyshimtë', paralajmërimi që i bëri shoku anëtarit të klanit të njohur mafioz

Foto ilustruese

Një nga anëtarët e lartë të klanit mafioz malazez “Skaljar“ është ekzekutuar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.40, një natë më parë në Budva, ku mbeti i vrarë Milic Minja Shakoviç, ndërsa dyshohet se ai është ekzekutuar nga një person i veshur me këmishë të bardhë, teksa ishte i ulur në një lokal.

Miqtë e tij me të cilin po darkonin dhanë një deklaratë në polici ku thanë se kanë parë një burrë të dyshimtë që ka kaluar pranë tyre drejt Qytetit të Vjetër.

Shakoviç po darkonte me disa miq në lokalin "Korkovado". Ata ishin ulur në rreshtin e parë të sheshit.

Njëri prej miqëve e paralajmëroi Shakoviçin dhe i tha “shikoni këtë personin e dyshimtë”, pavarësisht kësaj Shakoviç nuk reagoi.

Menjëherë pas asaj që tha miku i tij, një burrë i dyshimtë u shfaq dhe u zhvendos nga drejtimi i Qytetit të Vjetër në tavolinën ku ishin ulur të gjithë.

Personi filloi të lëvizte me shpejtësi dhe iu afrua tavolinës, nxori një armë dhe e qëlloi Shakoviçin pas shpine në një distancë prej gjysmë metri.


Lajmi kryesor:

Ekzekutohet me breshëri plumbash anëtari i klanit të njohur mafioz në Budva, u qëllua teksa pinte kafe në lokal, ja se si miqtë e paralajmëruan


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura