Vrasja në burgun e Peqinit, të burgosurit ‘VIP’ nga burgu i Durrësit dërgohen në Fier! Transferohen për çështje sigurie Dako, Koka, Beleri e ish-zyrtarë të tjerë

Vrasja në burgun e Peqinit, të burgosurit ‘VIP’ nga burgu i Durrësit dërgohen në Fier! Transferohen për çështje sigurie Dako, Koka, Beleri e ish-zyrtarë të tjerë

Ish- zyrtarët e burgosur

Mbrëmë gjatë natës, me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, janë marrë masat që të burgosurit si Vangjush Dako, Alqi Bllako, Lefter Koka, Fredi Beleri, Lefter Alla dhe Safet Gjici të transferohen nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit.

Lajmin e konfirmojnë burimet zyrtare pranë burgut, ndërkohë bëhet me dije se këto masa janë marrë për shkak të zhvillimeve të fundit dhe çështjes së sigurisë në burgjet e vendit. Kujtojmë se pak ditë më parë u cënua rëndë siguria në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin.

Paraburgimi i Durrësit kishte mbledhur të akuzuarit VIP, pasi në të njëjtin institucion ndodhen ish-kryebashkiakë, ish-ministra e ish- deputetë.

Arrestimet

24 qershor 2023
Arrestohet ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Një video skandal i publikuar teksa ai kryen marrëdhënie intime me një grua brenda zyrës e detyroi Gjicin të japë dorëheqje dhe brenda pak orësh edhe shkarkim me vendim qeverie. Arrestimi i Gjicit u bë disa ditë më vonë për korrupsion pasiv, pasi në videon ai shfaqet duke i ofruar mbështetje financiare gruas në fjalë mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

6 qershor 2023
Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në 2 raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pasi verifikime dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë.

12 maj 2023
2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit u arrestua kandidati i Berishës dhe Metës për Himarën, Fredi Beleri nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet apo blerjes së votave. Një person bashkëpunoi me policinë dhe prokurorinë e Vlorës për dokumentuar faktin e akuzës, ai u pajis me logjistikën e nevojshme, që nga regjistruesi. I infiltruari arriti të merrte shumën prej 40 mijë lekëve të reja në kërkim të 8 votave në favor të Belerit. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhje, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.

15 mars 2023
Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, ra në pranga për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro. Llalla dyshohet se favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazepi: 20/12/2023 10:06

    Heret je kujtuar o tao por ata qe ke ne foto nuk flasim dot se edhe varret jau kane hedh ne ere. Ti zbulo kush vrau 4 veta ne bulevard njehere pastaj merru me tropojsit. Je bere qesharak ne ekstrem

    Përgjigju
  • Rasim: 20/12/2023 02:23

    Te gjithe derrat e Rames me nje surrat i paskan nxjerre, ashtu te dalldisur. E derrkuci Beleri si fakir.

    Përgjigju
    • Or tej: 20/12/2023 10:10

      Beleri eshte me fakiri aty sepse te tjeret jane bere miliardera duke vjedhur ne te gjitha anet or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?