Vrasja në dasmë në Kosovë, reagon Prokuroria: Ja dinamika e ngjarjes, autori qëlloi disa herë ndaj të moshuarit! Rrezikoi edhe të tjerët

Vrasja në dasmë në Kosovë, reagon Prokuroria: Ja dinamika e ngjarjes, autori qëlloi disa herë ndaj të moshuarit! Rrezikoi edhe të tjerët

Prokuroria e Ferizajt ka reaguar për vrasjen e 89-vjeçarit në dasmë. Prokuroria njofton se ka kërkuar 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjen e të moshuarit Sadri Sadriu. Ky i fundit është xhaxhai i bashkëshortit së Presidentes Vjosa Osmani.

Prokuroria ka treguar edhe dinamikën e ngjarjes, ku sipas saj gjithçka ka ndodhur në hyrje të parkingut të sallës së dasmave “Fan Palace”, në rrugën “Engjëll Zefi”, në Ferizaj.

Sipas organit të akuzës, autori i vrasjes Festim Ramadani, sapo i moshuari ka hyrë në parkim, i është afruar dhe e ka qëlluar me armën e shërbimit. Autori është polic, por në momentin e vrasjes ka qenë jashtë shërbimit. Ndërsa i akuzuari tjetër ka pasur një send të fort në duar dhe i është vërsulur të moshuari.

Por, Ramadani e ka qëlluar disa me armë dhe për pasojë ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Nga të shtënat janë rrezikuar edhe persona të tjerë të pranishëm në vendin e ngjarjes, pasi do të organizohej një dasmë.

Nga hetimet paraprake, Prokuroria e Ferizajt nuk jep ndonjë shkak se përse ka ndodhur vrasja, por thotë për motive të ulëta.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve Festim Ramadani, dhe J.M., për rastin e vrasjes së rëndë në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 16.08.2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave “Fan Palace”, në rrugën “Engjëll Zefi”, në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, i pandehuri Festim Ramadani, për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta sapo vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e lartëcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit, kurse i pandehuri Festim Ramadani,  me armën zyrtare automatike shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasojë i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes, me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton Prokuroria e Ferizajt.


Lajmi kryesor:

Detajet nga vrasja në dasmën në Kosovë/ 89-vjeçari i vrarë i afërm i Osmanit, media: Dyshohet për pedofili! Presidentja: Sulm politik, unë dhe burri s’kemi lidhje me ngjarjen


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord