DUKAGJIN - Një person është shoqëruar sot në ambientet e komisariatit të policisë së Shkodrës, pasi dyshohet si autor i krimit të ndodhur dje (ditën e mërkurë) në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit ku mbeti i vrarë 49 vjeçari, Marash Tonaj.
Policia e Shkodrës njofton se gjithashtu është gjetur edhe arma e krimit tip kallashnikov. Ndërkaq, po të njëjtat burime thonë se ndaj të dyshuarit po kryhet procesi i marrjes në pyetje, ndërsa burime policore bëjnë të ditur se nuk ka pranuar krimin.
Armës së krimit me të cilën u vra Tonaj, është duke iu bërë ekspertiza, ndërsa policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale 6 gëzhoja automatiku. Agjentët e policisë kanë marrë në pyetje të afërm të viktimës dhe banorë të zonës dhe grupi hetimor ka ngritur dyshimet në lidhje me motivin dhe autorët.
Sipas policisë, motivi i kryerjes së krimit është gjakmarrja, pasi vëllai i viktimës, në vitin 2003 ka qëlluar për vdekje burrë e grua, Nik Pjollin, 63 vjeç dhe Lena Pjollin, 53 vjeçe. Po sipas policisë, autorët e ngjarjes dyshohet se janë dy persona, tashmë njëri i shoqëruar ndërsa po punohet për kapjen e personit tjetër.
Forca të shumta policie dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar disa operacione, kryesisht krehje zone dhe verifikim informacionesh në zonën e thellë malore të Vuksanajt në Malësitë e Dukagjinit.
Viti 2012 është një ndër vitet që ka për t’u mbajtur mend gjatë për zonën e Dukagjinit dhe për zonën e Pukës, të Qarkut të Shkodrës, ku gjatë 9 muajve të këtij viti janë vrarë 11 persona dhe motivet kryesore dyshohet se kanë qenë gjakmarrja dhe çështjet e pronësisë.
(Gre.M/en/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com