ROMË- Gjykata e Pistoias në Itali dha dënimin ndaj 4 shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e një prifti. Në vendimin e dhënë nga gjykata është dënuar me 20 vjet burg Gazmor Haxhillari, me 16 vjet burg Fation Kraja, të akuzuar si autorët e drejtpërdrejtë të vrasjes së priftit don Mario Del Becaro, prift në famullinë e Tizzana (Pistoia).

Lidhur me këtë ngjarje u dënuan edhe dy shqiptarë të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë të tyre, konkretisht Bledar Haxhillari, vëllai i Gazmor Haxhillarit me 6 vjet burg dhe Arbër Kraja me 1 vit e 8 muaj burg.

Ngjarja ka ndodhur  në fund të muajit dhjetor të vitit të 2012, kur prifti 63-vjeçar Don Mario Del Becaro u rrah deri në vdekje, në famullinë ku jetonte i vetëm. Pas ngjarjes mjeku ligjor arriti në përfundimin se prifti ishte torturuar. Eksperti mjeko-ligjor ka konkluduar se prifti 63 vjeçar është masakruar.

Dom Mario është mbytur nga një kordon i përdorur për ta mbajtur të palëvizur dhe nga copa me të cilën i është mbyllur goja, ndërsa agresorët largoheshin pasi kishin marrë çfarë kishte brenda në kasafortë, dhe makinën e tij e cila më pas u gjet përpara Kishës së San Bartolomeo në Tizzana, në Pistoia.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)