Vrasja në Kombinat, gruaja
tentoi të shmangë tragjedinë

Vrasja në Kombinat, gruaja<br />tentoi të shmangë tragjedinë
TIRANE - Në pallatin 8-katësh në rrugën “Altin Basha” Kombinat, ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë të mërkurën mbrëma, ku efektivi i policisë së burgjeve Ali Veterniku vrau me armën e punës bashkëjetuesen e tij 46-vjeçaren, Mira Nikolli dhe më pas veten, nuk e ke të vështirë të ngjitesh deri në apartamentin e krimit.

Ndonëse e rrethuar me shiritat e policisë “Skenë Krimi, ndalim kalimi”, duket se çështja tashmë është mbyllur për blutë, pasi pronari i banesës ka filluar pastrimin e saj dhe ne arrijmë të futemi edhe brenda apartamentit të kyçur.
 
APARTAMENTI I KRIMIT
 
Teksa ngjitemi lart për në katin e 8-të, ku edhe ka ndodhur krimi i dyfishtë, nëpër shkallë dallohen qartë pikat e gjakut që fillojnë që nga kati i gjashtë e deri në katin e fundit, ku kanë jetuar për katër muajt e fundit edhe viktimat. Dera e apartamentit është e mbyllur dhe policia e kishte bllokuar me shiritat e skenës së krimit. Dorezat e derës janë të larë me pika gjaku.

Por pavarësisht se ajo është një skenë krimi, përveç shiritit, nuk ka ndonjë polic që ta ruajë dhe të ndalojë të futesh në të. Dhe me sa duket, çështja konsiderohet e mbyllur edhe për organet e drejtësisë, pasi edhe pronari i apartamentit pasi ka dhënë dëshmitë e tija në polici, tashmë ka marrë një pastruese dhe po përpiqet që ta pastrojë sa më shpejt lumin e gjakut që la pas vrasja e dyfishtë.

Ne përfitojmë nga rasti dhe futemi brenda.  Shenjat e krimit duken qartë sapo hapet dera e banesës modeste të çiftit. Dhoma, në të cilën ndodhet vetëm një krevat dopio, një tavolinë e thjeshtë dhe një komedinë, është e larë në gjak.
Pellgu i gjakut, i krijuar në afërsi të ballkonit, ka filluar dhe mbledh edhe mizat në këtë të nxehtë të korrikut.

Ndërkohë që shenjat e plumbave që kanë mbetur në muret e apartamentit tregojnë se ka pasur një sherr të fortë dhe përleshje midis çiftit dhe gruaja ka tentuar të shmangë tragjedinë. Në tavanin e apartamentit duken qartë shenjat që kanë lënë tre plumba, dy ngjitur e ngjitur dhe i treti pak më larg, gjë që tregon se me sa duket gruaja i ka kapur dorën në të cilën mbante armën, punonjësit të policisë së burgut për të shmangur më të keqen dhe plumbat janë shkrepur në ajër.

Por me sa duket ka qenë 64-vjeçari që ka “fituar” këtë betejë me bashkëjetuesen 46-vjeçare duke e lënë atë të vdekur në vend dhe më pas ka vrarë edhe veten. Ndërkohë që i zoti i hyrjes së dhënë me qira, i ka hyrë me themeli pastrimit të saj, duke zhdukur kështu gjurmët e krimit dhe e bërë gati për të gjetur qiraxhinj të rinj.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin