TIRANE- Kur kanë kaluar mbi 48 orë nga vrasja e dy të rinjve në Selitë, të cilët dyshohen si grabitës në banesën e Flamur Ymerit, për këtë të fundit Prokuroria ka dërguar dosjen për gjykim, duke kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Edhe vetë prokurorët nuk janë të qartë për mënyrën sesi janë vrarë Adnan Luli dhe Ervin Shaba, duke u gjendur përpara dy akuzave 1, nëse Flamur Ymeri, i vrau dy të rinjtë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, dhe e dyta, nëse u gjet në nevojën ekstreme të rrezikut real të jetës.
Gjetja e provave të reja, bëri që prokurorët të rikthehen edhe njëherë në vilën e Flamur Ymerit, ku ka dyshime të forta se mbi njërin prej viktimave është qëlluar me një armë tjetër zjarri, por kjo armë nuk është gjetur ende nga grupi hetimor.
Sakaq, policia thotë se ka sekuestruar në banesë dy armë, njëra “Skorpions” dhe tjetra pistoletë.
Ka ende prova që priten të verifikohen, sikurse janë edhe këqyrja e shenjave që kanë lënë plumbat në muret e banesës apo edhe përgjigjja përfundimtare e Laboratorit të Kriminalistikës, të cilët do të saktësojnë edhe mënyrën sesi janë vrarë dy të rinjtë në banesën e Ymerit.
Grupi hetimor: Ymeri kontaktoi me avokatin para policisë
Detaje të reja nga policia e Kryeqytetit janë zbardhur ditën e sotme për vrasjen e dyfishtë Selitë, ku Flamur Ymeri qëlloi për vdekje Adnan Lulin dhe Ervin Shabën që kishin hyrë në banesën e tij gjatë natës.
Nga burime brenda policisë së Tiranës mësohet se Flamur Ymeri ka kontaktuar fill pas ngjarjes me avokatin e tij dhe më pas ka marrë në telefon policinë ku i ka informuar për ngjarjen, duke dëshmuar se dy persona kishin hyrë të armatosur në banesë për t’i grabitur.
Grupi hetimor ka dyshime rreth dëshmisë së Ymerit i cili ka deklaruar se ai i ka vrarë 2 grabitësit me armën e tyre. Dyshimet e grupit hetimor janë ngritur pasi në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë e një pistolete TT, e cila nuk rezulton të jetë bashkë me armët e sekuestruara.
Redaksia Online
(e.s/a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO