Vrasja në Shkup, emrat
dhe fotot e 5 të dyshuarve

Vrasja në Shkup, emrat <br />dhe fotot e 5 të dyshuarve
SHKUP- Zbardhen emrat e 5 shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc pranë Shkupit në 12 prill. Ministria e Brendshme maqedonase ka zbardhur identitetet dhe fotot e të akuzuarve. Ata janë vëllezërit Afrin Ismailovic 32 vjec, Agim Ismailovic 33 vjec të dy nga Hasanbega dhe Halil Demiri 27 vjec nga Haracina. Dy persona te tjerë sipas Ministrisë kanë ndihmuar në kryerjen e krimit. Ata janë Fejzi Aziri 54 vjec dhe Gjatë aksionit të policisë maqedonase mësohet se është arrestuar vetëm Agim Ismailovic, ndërsa dy të tjerët Halil Demiri dhe Afrim Ismailovic janë shpallur në kërkim.
Mbi pesë të akuzuarit rëndojnë akuzat për terrorizëm dhe sipas prokurorit Shvergovski meritojnë dënim maksimal.
Ministria e Brendshme Maqedonase ka kërkuar ndihmën e policisë së Kosovës për kapjen e dy të akuzuarve pasi ka dyshime se natën e krimit ata kaluan kufirin ilegalisht drejt Kosovës.
Numri një I rendit në Maqedoni Gordana Jankullovska theksoi së të gjithë të akuzuarit janë anëtarë të një grupi criminal.
Sipas versionit zyrtar të Ministrisë së Brendshme tre vrasësit më 12 prill e kanë kryer vrasjen rreth orës 20.00. Ata kanë kryer krimin me dy pushkë automatike dhe një pistoletë dhe më pas janë larguar në një fshat pranë me makinën tip “Opel Omega”. Autorët sipas versionit zyrtar janë larguar më pas ilegalisht drejt Kosovës.
Sipas mediave maqedonase deri në orët e vona të mbrëmjes se djeshme janë marrë në pyetje shumë persona të cilët mund të kishin dijeni mbi ngjarjen e rëndë të 12 prilllit në Smilkovs afër Shkupit ku u vranë 5 vete, 4 prej të cilëve të rinj.

Ndërkaq, janë liruar 10 persona për të cilët ishte dhënë masa e paraburgimit 48 orë. Kurse gruaja 60-vjecare nga Hotla është liruar nga qelitë por ndaj saj është dhënë masa e arrestit shtëpiak.
Të gjithë të dyshuarit kanë profesione të ndryshme dhe asnjëri prej tyre nuk konsiderohet se është vrasës profesionist siç ishte deklaruar më parë nga MPB dhe vetë kryeministri Gruevski.


Të dyshuarit, për vrasjen 30 ditë paraburgim

Gjykata në Shkup ka dhënë masën e arrestit 30 ditë paraburgim për 3 të akuzuarit kryesore për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc. Për dy persona të tjerë të cilët akuzohen bashkëpunëtor në krim është dhënë masa e sigurisë 20 ditë paraburgim. Paraburgimi do të kryhet në Manastir. Dënimin do ta kryejnë vetëm 3 nga të akuzuarit pasi dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë një proces tjetër i ndarë gjyqësor do të kryhet për 4 të arrestuar të tjerë gjatë të njëjtit operacion të akuzuar vetëm për armembajtje pa leje.

BDSH: Avokat amerikan për të arrestuarit

Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) i bëri thirrje Komunitetit Shqiptaro-Amerikan që të kontribojë në gjetjen e një avokati amerikan në mbrojtje të grupit të të arrestuarve në operacionin “Monstra”. Në një deklarate shtypi kjo forcë politike shprehet se përcjell me shqetësim atë qe ajo e cilëson dhunë dhe terror shtetëror nga regjimi terrorist I Shkupit kundër shqiptarëve
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat