Vrasja në Tiranë, Meta: Kriminelët po sfidojnë shteti, po kërcënohet jeta e qytetarëve

Vrasja në Tiranë, Meta: Kriminelët po sfidojnë shteti, po kërcënohet jeta e qytetarëve

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për vrasjen e ndodhur një ditë më parë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Meta shprehet se kjo ngjarje kriminale ka ndodhur në një zonë të populluar ku kriminalët po sfidojnë hapur shtetin dhe po kërcënojnë sigurinë e jetës së qytetarëve.

“Dënoj me forcë ngjarjet kriminale të ditëve të fundvitit dhe të ditëve të para të vitit të ri, të ndodhura në disa qytete të vendit, e veçanërisht ngjarjen fatale në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë, ditën e djeshme, që përfundoi me vrasjen e një shtetasi dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Një akt i tillë kriminal, në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, jo vetëm përbën një sfidë të hapur të grupeve të krimit të organizuar ndaj shtetit dhe institucioneve të tij, por edhe një kërcënim të rëndë për sigurinë dhe për vetë jetën e qytetarëve të Tiranës.

Kjo është rrjedhojë e një sërë aktesh të tjera kriminale, që kanë mbetur të pazbuluara dhe ku autorët nuk janë vënë përpara drejtësisë.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve ligjzbatuese në vend, të forcojnë punën, së pari për arrestimin e autorëve të këtij krimi të rëndë, por edhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet tyre për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen”, shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Vrasja në Tiranë, objektiv i akuzuari për drogë në Itali dhe dy nipërit e tij, autorët i ruajtën kur të ishin së bashku! Në tavolinë me gratë e tyre, u larguan 5 minuta para atentatit


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja