FIER- Gati 10 ditë pas krimit makabër që tronditi qytetin bredgetar të Vlorës, ku mbetën të vrarë krejt rastësisht 3 pushues në plazhin e Ujit të Ftohtë, rrëfen momentet e fundit me të birin, babai i 34-vjecarit, Sokol Isufaj.
Asqeri Isufaj tregon për mediat se djali i tij e kishte njoftuar se do të kalonte pasditen e 29 korrikut në plazhin e Vlorës bashkë me një shokun e tij.
Pak para se ai të nisej, Sokoli i kërkoi të atit të hanin drekë së bashku, por për herë të parë ai e kishte refuzuar. Asqeriu tregon se i ka mbetur peng fakti që nuk hëngri drekën e fundit me të birin.
Nga ana tjetër, ai tregon se shoku që shoqëronte djalin e tij përfundoi menjëherë në burg e sipas tij është torturuar nga policia duke i kërkuar informacione të paqena lidhur me 35-vjeçarin.
Në këtë ngjarje mbetën të vrarë edhe Serdi Bajlozi, 17 vjeç, nga Prrenjasi dhe Diana Ademi, 53 vjeç, nga Vlora emigrante në Gjermani.
Policia arrestoi edhe bashkëautorin e këtij krimi, Leo Osmeni, i cili deklaroi se vrasjet janë kryer nga shoku i tij, i cili kishte si objektiv të qëllonte mbi 5 të rinj nga Fieri, pasi këta të fundit i kishin ngacmuar motrën e 18-vjeçarit Osmëni.
Policia ka shpallur në kërkim Delin Hajdarin, i akuzuar për vrasjen e 3 personave të pafajshëm.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Masakra në Vlorë, Gjykata jep 'arrest me burg' për Leo Osmënin