Vrasja e Vasil Dervishaj, pronarit të një lokali të quajtur “Kafe Gimoka” në Vlorë, e ka zanafillën në prishjen e pazareve për një biznes shit-blerje makinash në Fier, konflikt i cili më pas ka agravuar deri në ngacmimin e femrave,duke sjellë me pas dhe vrasjen e Vasil Dervishit. Dervishaj ishte vënë në dijeni nga gruaja e tij, Anisa, se ishte ngacmuar dhe kishte debatuar në rrugë me Ergest Avdiun. I nxehur nga kjo situatë, Vasil Dervishaj ka dalë nga shtëpia dhe është larguar me shpejtësi, ku dhe është konfliktuar me disa persona, që deri në ato momente për të nuk kanë qenë të njohur dhe as kishte komunikuar ndonjëherë me ta, qoftë dhe në telefon. Por pa kaluar shumë nga ky sherr të dyja palët si Ergest Avdiu dhe Vasil Dervishaj, përgatiten për një sulm me armë kundër njëri-tjetrit. Prokuroria ka ngritur dyshime se dhe viktima Dervishaj ka pasur armë në këtë ngjarje, pasi jo shumë larg makinës së tij, është gjetur një armë kallashnikov, ende e papërcaktuar se kujt i përket, por dyshimet e prokurorëve janë se arma automatike dyshohet se ka qenë e viktimës. Ngjarja e rëndë është shënuar në 4 qershor 2018, ku rreth orës 22:35 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë është raportuar se kishte të shtëna me armë dhe një person kishte mbetur i vrarë në vend. Pas shkuarjes së policisë në vendngjarje është konstatuar se personi i vrarë ishte Vasil Dervishaj.
Ndërkohë nga analizimi i disa provave ka rezultuar se një person ka qëlluar mbi të dhe ai është Ergest Avdiu. Ky i fundit pas ngjarjes i ndihmuar edhe nga persona të tjerë,ka mundur të largohet, duke mos u arrestuar ende dhe sot nga policia e Vlorës. “Shqiptarja.com” zotëron dosjen e prokurorisë së Vlorës, dosje e cila tashmë ka shkuar në gjykatë për gjykimin e pesë personave të marrë të pandehur për këtë ngjarje të rëndë. Ergest Avdiu, tashmë në cilësinë e të pandehurit në mungesë akuzohet për “Vrasje me dashje” në dëm të viktimës Vasil Dervishaj dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.I pandehur është marë dhe shoku i tij Amarildo Grëmbi (Mukaj) për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, Andi Çaushi për “Moskallëzim krimi”, Nekid Arapi për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”, Donel Shkurti për akuzën e Moskallëzimit të Krimit. Këta persona megjithëse kanë qenë në makinë me autorin e krimit janë larguar me shpejtësi duke mos njoftuar policinë se çfarë kishte ndodhur.
Hetimi i kësaj dosje është administruar dhe hetuar nga prokurori Aurel Zarka, ndërkohë pritet që në muajin shtator 2019 në gjykatën e Vlorës të nisin procedurat gjyqësore për këta të pandehur. Për zbardhjen e dinamikës së këtij krimi të rëndë, prokuroria e Vlorës ka marë në pyetje disa persona mes të cilëve gruan e viktimës, Anisa Dervishaj dhe personat që ndodheshin breda në makinën e autorit të krimit. Anisa Dervishaj, ka treguar para prokurorëve se prej kohësh ka qënë nën ngacmimin e dy të pandehurve Ergest Avdia dhe Amarildo Grembi, të cilët e ndiqnin me automjetin tip Audi AA 830 RA, duke e ngacmuar me fjalë dhe gjeste të tjera. Këto veprime ngacmuese, ajo ka treguar se këta dy persona ia kanë bërë edhe në prani të bashkëshortit të saj Vasil Dervishaj, ku mbi këto ngacmime ka rënë ën dijeni dhe Vasili.Si shkak për këto ngacmime të vazhdueshme, Anisa ka shpjeguar konfliktin që ekzistonte midis shtetasit Ergest Avdiu dhe një kushëriri të saj në Fier i quajtur Klaudio Agalliu, me të cilin kanë qënë marrëdhënie biznesi në shit-blerjen e makinave. Konflikti midis Agalliut dhe Ergest Avdiut konfirmohet edhe nga dëshmia e Eriselda Agalliut,e cila është motra e shtetasit Klaudio Agalliu,duke shtuar faktin se vëllai i saj është rrahur nga Ergest Avdia dhe Amarildo Grembi, ngjarje kjo që sipas saj ka ndodhur në korrik të vitit 2017 si dhe të shkatërrimit të dy automjeteve në qytetin e Patosit me zjarr dhe eksploziv, ngjarje të cilat ajo dyshon se janë kryer pikërisht nga Ergest Avdia dhe Amarildo Grembi. Sipas saj ka qenë pikërisht Vasil Dervishaj, ai që e ka ndihmuar vëllain e saj Klaudio Agalliu, duke transportuar në spital dhe më pas në shtëpi, ditën kur ai është rrahur nga dy të pandehurit.
Nga ana tjetër në dëshminë e dhënë nga Anisa Dervishaj tregohet se ditën e ngjarjes është ndjekur dhe ngacmuar me fjalë nga shtetasi Ergest Avdiu me automjetin tip Audi me targë AA830 RA me ngjyrë gri të hapur, ku në vendin e parë të makinës ka qënë një shtetas që dhe ky ka përdorur fjalë fyese dhe sharje në drejtim të saj. Sipas saj ky debat me fjalë kishte ndodhur rreth orës 22:00 në vendin e quajtur “Piceri Vëllezërit Zeneli”, debat të cilin e ka parë dhe dëgjuar edhe viktima, i cili kishte shkuar për ta takuar këto momente. Vasil Dervishaj i është afruar dhe e ka pyetur bashkëshorten nëse ata persona po debatonin me të, dhe më pas ai ka shoqëruar gruan në shtëpi dhe më tej,ka dalë sërish nga banesa i mërzitur, duke i pohuar se nuk do të vonohej. Ndërkohë nga marrja në pyetje e njërit prej të pandehurve Donel Shkurti, ky i fundit ka treguar se para se të ndodhte krimi, në drejtimin e automjetit “Audi A5” ka qënë Ergest Avdia. Sipas rrëfimit të tij Avdia ka qenë personi që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Vasil Dervishaj. Ndërkohë gjithmonë sipas rrëfimit të tij në vendin e pasagjerit ka qenë Andi Çaushi, ndërsa vetë Shkurti ka qenë i pozicionuar në sediljen e pasme.
Komento
Shpejt urgjentisht të hyjë në fuqi Ligji i Ligjeve të shtetit më demokratik në botë! Vetëm kështu primitivizmi neandërtal bëhet zap!
Përgjigju