1620646469_Screenshot1.jpg

Policia ka dhënë informacionin zyrtar për vrasjen e para pak minutave në Vlorë.

"Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana  ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMË” me drejtues shtetasin. B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet nē vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë   po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim  kapjen e autorit"