"E kam thënë para dy vitesh, stilolapsi është zëvendësuar me thikën. Sepse nuk ka më interes për mësimin. Kjo situatë në shkolla është paralajmëruar. Për çfarë interesohemi ne në shkollë për nxënësit, sa kalë kaluar, sa kanë mbetur. Ne nuk shtrojmë pyetjen, sa qytetarë nxjerrim ne nga shkolla? E patë nëj nismë të minsitrtit francez të ndalimit të telefonave. Këta zihen pse i bërë like të dashurës time, pse më pe shtrembër, pse më the pabuks. Ne nuk kemi një studim se në çfarë roli është bulizmi në shkollat shqiptare", u shpreh Mehmeti.
VIDEO e plotë, i ftuar në studio, Ndriçim Mehmeti
I riu që humbi jetën, më herët ishte nxjerrë nga shkolla pasi kishte mbërritur 5 minuta me vonesë në mësim. Për ekspertin e arsimit, mësuesja e cila mori këtë vendim, duhet të kishte dhënë llogari për vendimin tragjik i cili i kushtoi jetën nxënësit.
"Mësuesja duhej marrë në procedurë administrative ditën e sotme. Çfarë ka ndodhur që e nxore jashtë? Si ka mundësi, ccfarë ndodhi në shkollë që e nxore jashtë? Ishte i armatosur rëndë? Ka nxënës që shkojnë në shkollë qëllimisht për t'i nxjerrë jashtë. Kush mbajti përgjegjësi për vajzën që u plagos në shkollë në Vlorë, me plumb në kohë, por fatmirësisht shpëtoi? Drejtori vijoi punë, mësuesët vijuan punën. Askush s'mbajti përgjegjësi", tha Ndriçim Mehmeti.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO











