Vrasja për gjakmarrje
Prokuroria kërkon 44 vite burg

Vrasja për gjakmarrje<br />Prokuroria kërkon 44 vite burg
Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës 44 vite burg në total për dy persona të cilët gjatë vitit 2010 kanë vrarë për gjakmarrje Mirash Prekën, në afërsi të burgut 313 në kryeqytet.

Prokurori Shpëtim Kurti kërkoi 23 vite burg për Alfred Gjergjin dhe 21 vite burg për Besnik Vilën, duke i akuzuar për vrasje me paramendim. Preka është qëlluar me dy plumba dhe të dyshuarit kryesorë janë të pandehurit. Pas vrasjes, Alfred Gjergji është larguar nga Tirana dhe është strehuar në Tropojë.

Prokurori deklaroi se dy të pandehurit kanë folur në telefon edhe një ditë para krimit. Ndërkohe që seanca e ardhshme është lënë për t’u dëgjuar konkluzionet e avokatëve mbrojtës së të pandehurve. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)