TIRANE - Dhoma penale e Gjykatës së Tiranës ka vendosur të shtyjë seancën në ngarkim të Aldo Hoxhës, e cila ishte planifikuar për të marrë në pyetje, dëshmitarët që kanë dijeni për ngjarjen ku mbeti e vdekur Fatbardha Tafa pasi avokati mbrojtës Arben Qeleshja ka hequr dorë nga mbrojtja e Aldo Hoxhës, veprim që ka detyruar trupin gjykues të ndërpresë seancën për ta vazhduar në një datë tjetër, pasi, bazuar në rëndësinë e gjykimit, i pandehurit duhet të përfaqësohet nga avokati mbrojtës i zgjedhur prej tij ose i caktuar nga shteti.
Vetë Hoxha ka deklaruar në seancë se s'ka nevojë për mbrojtës, pasi s'ka kryer asnjë krim dhe shtetit e mban në burg padrejtësisht.
Pranë gjykatës u paraqitën motra e Tafës, Lumturie Gjana, e cila për drejtësinë është dëshmitare kyçe pasi ka qenë atë moment në shoqërine e motrës së saj dhe ka fiksuar të dyshuarit.
Ndërkaq, pritet zhvillimi i seancës për të parë nëse dëshmitarët apo personaqt që janë ndodhur atë moment në vendngjarje do të vënë gishtin mbi Aldo Hoxhën si autor të vrasjes së Fatbardha Tafës.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com