Vranë 72 vjeçarin në Memaliaj për 4 trungje, trupi u hodh në përrua! Krimi u nxit nga çifti fqinj e kreu nipi 23 vjeç, i ndihmoi dhe i biri! Motivi dhe dinamika

Gjirokastër- Zbardhet vrasja e 72 vjeçarit Faik Ajdini të ndodhur më 19 gusht 2024 në fshatin Zhapokik 2 të Memaliajt në Gjirokastër. Kur i moshuari nuk kishte shkuar në banesë familjarët kishin nisur kërkimet duke e gjetur të pajetë 24 orë më pas në një përrua. Nga këqyrja paraprake e kufomës u kuptua se kishim të bënim me vrasje të shkaktuar me mjet prerës. Tre ditë më pas policia e Gjirokastër zbardhi krimin dhe arreston autorët

Kush janë autorët?
Katër bashkëfshatarë. Skëndër Ajdini, 71 vjeç dhe bashkëshortja e tij Darovi Ajdini, 64 vjeçe, nipi i tyre, Blerti Kanushi, 23 vjeç dhe djali i tyre, Bledar Ajdini, 43 vjeç. 23-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi rreth 7 muaj më parë ishte shpallur në kërkim për trafik kokaine. Report Tv mëson se më 6 shkurt Sektori i Antidrogës në Policinë e Tiranës arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre 23-vjeçarin Blerti Kanushi, i cili kishte rolin e ndërmjetësuesit në grupin e shpërndarjes së lëndës narkotike.

Motivi?
Burimet të sigurta nga gurpi hetimor bënë me dije se vrasja ka ndodhur për shkak të 4 trungjeve të cilat kishin pasur në tokën e tyre çifti Ajdini, dhe për të cilët ata dyshohen se i kishte marrë viktima, Faiku.  

Si ndodhi vrasja?
Vetë drejtori i policisë doli sot në një deklaratë për median për të treguar dhe dinamikën e vrasjes që ka ndodhur në orën 07:00 të mëngjesit të 19 gushtit.

Çifti i bashkëshortëve, Skënder dhe Darovi Ajdini kanë nxitur nipin e tyre për të vrarë bashkëfshatarin. Madje kanë krijuar kushtet dhe siguruar mjetet. Pas krimit ata kanë ndihmuar për të zhdukur provat, ndërsa autori është larguar.

“Nga dinamika hetimore u konkludua se për shkak të konflikteve për motive të dobëta ndërmjet viktimës, shtetasit Faik Ajdini, dhe bashkëshortëve Skënder dhe Darovi Ajdini, këta të fundit kanë nxitur shtetasin Blerti Kanushi, 23 vjeç, i kanë krijuar kushtet dhe i kanë siguruar mjetet, për kryerjen e vrasjes. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Skënder Ajdini, më datë 19 gusht 2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdini dhe më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kryerjes së krimit, Skëndër Ajdini me shtetasen Darovi Ajdini kanë kryer veprime aktive për pengimin e zbulimit të së vërtetës, duke bërë përpjekje për të zhdukur provat e krimit. Shtetasi Bledar Ajdini, në dijeni të plotë për krimin, ka përkrahur autorin e krimit, duke mos informuar institucionet ligjzbatuese për vendndodhjen e tij.  tha drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa.

Hetimet
Pasi u zbulua se kishim të bënim me një vrasje dhe jo vdekje u ngrit një grup i posaçëm hetimor, për të hetuar dhe zbardhur këtë ngjarje të rëndë, si dhe për të sqaruar rrethanat e ndodhjes së saj,

Hetimet u kryesuan nga prokurori i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër z. Bledar Bala dhe i përbërë nga 2 zëvëndësdrejtorët e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, specialistë të Seksionit për Krimet e Rënda, Shefi i Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shefi i Stacionit të Policisë Memaliaj, specialistë të Seksionit të Policisë Shkencore, ekspertë mjeko-ligjorë, si dhe struktura të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Për thellimin e hetimit u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme sende dhe mjete të cilat dyshohej se kishin lidhje me rrethanat e ngjarjes dhe që ekzaminimi i të cilave do të identifikonte autorin dhe do të dokumentonte me prova ligjore ngjarjen. Shumë persona u morën në pyetje, u bënë verifikime, kontrolle dhe ekspertime.

“Nga hetimet intensive, inteligjenca policore, deklarimet e ndryshme dhe ekzaminimet biologjike të provave, u arrit të sqarohet motivi dhe të dokumentohet me prova ligjore autorësia e kësaj ngjarje të rëndë, me pasojë vdekjen e shtetasit Faik Ajdini” tha drejtori i policisë së Gjirokastrës Çipa

Arrestimet
Pasi u sqaruan rrethanat e ngjarjes nisi puna për lokalizimin dhe arrestimin e Blerti Kanushit dhe sekuestrimin e të gjitha provave që dokumentonin autorësinë e tij në këtë krim të rëndë.

Më datë 20 gusht 2024 në orën 23:30, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Skënder Ajdini, 71 vjeç për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 78/25, 80 dhe 302 të Kodit Penal;

 Bledar Ajdini, 43 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.

Dy ditë më pas më datë 22 gusht ora 03:00  u arrestua në flagrancë Blerti Kanushi, 23 vjeç për vepren penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/25 i Kodit Penal. Gjitashtu prangat iu vunë edhe Darovi Ajdini, 64 vjeçe, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 301 dhe 302 i Kodit Penal.

Gjendet thika
Policia ka arritur të gjejë, fiksojë dhe sekuestrojë në cilësinë e provës materiale dhe thikën me të cilën ka kryer krimin autori, si dhe sende e mjete të tjera të cilat kanë influencuar në rrethanat e ngjarjes, të shfrytëzuara nga të dyshuarit. Këto sende dhe mjete do t’iu nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme shkencore.  

1724340398_asasasasa.jpg

 

Blerti Kanushi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:36
Kush është i riu që vrau 71-vjeçarin në Memaliaj, ishte në kërkim për trafik kokaine

1724340841_blertikanushi.jpg

Blerti Kanushi, 23-vjeç është shpallur në kërkim për vrasjen e Faik Ajdinit disa ditë më parë në fshatin Zhapokikë në Memaliaj. Ngjarja e rëndë ndodhi më rreth orës 07:00 të mëngjesit të 19 gushtit.

I riu rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi rreth 7 muaj më parë ishte shpallur në kërkim për trafik kokaine. Report Tv mëson se më 6 shkurt Sektori i Antidrogës në Policinë e Tiranës arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre 23-vjeçarin Blerti Kanushi, i cili kishte rolin e ndërmjetësuesit në grupin e shpërndarjes së lëndës narkotike.

Në pranga në lidhje me ngjarjen kanë rënë Skënder Ajdini 71 vjeç bashkëshortja e tij Darovi Ajdini djali Bledar Ajdini 43 vjeç.

Ora 13:37
VIDEO/ Gjendet thika me të cilin u vra 72 vjeçari në Memaliaj! Krimi u nxit nga çifti në banesën ngjitur

Policia e Gjirokastrës zbardhi vrasjen e 72 vjeçarit Faik Hajdinit në Zhapokikë të Memaliajt.  I moshuari u vra me thikë nga një 23 vjeçar I cili ishte nxitur nga çifti i bashkëshortëve, që me viktimën i ndante një gardh.

Policia ka sekuestruar dhe thikën, telefonin e sende të tjera të cilat kanë influencuar në rrethanat e ngjarjes, të shfrytëzuara nga të dyshuarit.

Në pranga ka rënë Blerti Kanushi, Skëndër Ajdini e Darovi Ajdini dhe djali i tyre. 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dari: 23/08/2024 13:55

    Aaa sa mire, po pastrohet kjo toke nga qelbesirat. Ku fshatari hajdut 71 vjecar iku per lesh se vodhi, keta 4 qelbesirat, iken per lesh se ben nje vrasje. Ka akoma shprese ne kete vend.....

    Përgjigju
  • Ersa: 23/08/2024 10:54

    Pff, mortja që të katërve.

    Përgjigju
  • Eral: 23/08/2024 08:49

    Jam pa fjale, kafshe! Ti varesh ne mes te fshatit te gjithe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI