Vrasja për një këngë në 2013, arrestohet në Belgjikë Mariglen Përgjini! I kanë mbetur mbi 10 vite dënim

Vrasja për një këngë në 2013, arrestohet në Belgjikë Mariglen Përgjini! I kanë mbetur mbi 10 vite dënim

Mariglen Përgjini

TIRANË- 36-vjeçari Mariglen Përgjini ka rënë në prangat e autoriteteve belge. Përgjini ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për vrasjen e Martin Shtjefnit më 9 janar të vitit 2013.

Përgjini përdorte një pasaportë të falsifikuar bullgare për të shmangur identifikimin nga policia. 36-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë,  për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Policia njofton se do të bëhet edhe ekstradimi i tij në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal me muzikë tallavaje në Lezhë, ku gjendeshin 8 persona, Anton Toli, Ëngjëll Nika, Arben Bushi, Drimona Vukaj, Stela Gjoka, Mariglen Përgjini, Alfred Marku dhe Angjelin Marku. Pasi janë takuar me njëri-tjetrin kanë qëndruar së bashku në lokalin me muzikë live në pronësi të Lek Tonit duke konsumuar alkool.

Në lidhje me një këngë që do këndohej nga këngëtarët që ndodheshin në lokal, ka patur një debat verbal midis Maltin Shtjefnit dhe Ëngjëll Nika, e Anton Tolit, për të cilin kanë dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar. Pasi janë sqaruar të tre shtetasit kanë vajtur në tavolinat e tyre dhe kanë qërasur njëri-tjetrin dhe me pije. Tre këta persona kanë vijuar në tavolinat e tyre dhe kanë qërasur njëri-tjetrin me pije. Rreth orës 23:30 kur në lokal ka mbaruar muzika dhe njerëzit që ishin në lokal janë larguar, ndërsa shtetasit Anton Toli, Ëngjëll Nika, Arben Bushi, Drimona Vukaj, Stela Gjoka, Mariglen Përgjini, në një tavolinë dhe Maltin Shtjefni dhe personat e tjerë në një tavolinë tjetër kanë qëndruar.

Në këtë moment Anton Toli, ka ftuar Shtjefnin që të bashkohej me tavolinën e tyre dhe ai ka vajtuar dhe është ulur pranë tyre. Gjatë kohës që po qëndronin në tavolinë, Mariglen Përgjini ka nxjerrë dhe ka mbajtur në dorë një armë zjarri pistoletë, e cila është parë nga të gjithë personat që kanë qënë prezent në tavolinë. Në një moment dhe në mënyrë të papritur Mariglen Përgjini ka qëlluar një herë me këtë pistoletë në drejtim të Maltin Shtjefnit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

G.B./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 18/03/2022 16:47

    Janë paguar shumë lek në prokurori për këtë djalë si e si që të mos dokumentohej autorësia e vrasjes, kur shumë mirë me një avokat të zot ky mund të thoshte se e vrau pa dashje në pije e sipër me një pistoletë pa leje, ashtu siç 8shte e vërteta. Me 1/3 të pranonte faktet dhe do ishte harruar tashmë. E çuditshme....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja