VLORE-Gjykata e shkallës së parë Vlorë i ka dhënë arrest me burg 19-vjeçarit Gani Tozaj për ngjarjen e ndodhur në 20 prill në një prej lokaleve në zonën e ujit të ftohtë.
Prokurori i çështjes Elidon Hysenaj ka kërkuar arrest me burg, gjë që është lënë në fuqi edhe nga trupi gjykues me gjyqtar Laurent Fuçia.
Gjatë seancës gjyqësore 19-vjeçari nuk ka folur asnjë fjalë por është mbrojtur nga avokat Vladimir Sadikaj i cili i ka kërkuar trupit gjykues një masë më të lehtë pasi Gani Tozaj nuk ka qenë personi që ka qëlluar me armë, madje sipas tij nuk ka patur armë me vete.
Procesi gjyqësor për vrasjen e një personi dhe plagosjen e tre personave të tjerë që ndodheshin në lokal është shtyrë , pasi prokuroria duhet të zbardhi ngjarjen e plotë, marrjen e pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë. Në vendngjarje janë gjetur 18 gëzhoja si dhe personi i vrarë kishte 6 plumba në trup.
Sipas gjykatës së Vlorës debati ka nisur për një shpullë e cila më pas ka degjeneruar në përplasje me armë.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com