Ekzekutoi burrë e grua për një mur dy vite më parë/ Krimet e Rënda nisin procesin për kushëririn vrasës

Ekzekutoi burrë e grua për një mur dy vite më parë/ Krimet e Rënda nisin procesin për kushëririn vrasës

Viktimat Afërdita dhe Aleko Kosta

TIRANË-Gjykata për Krime të Rënda nis procesin ndaj Apostol Kostës, i cili dy vite më parë vrau çiftin Aleko dhe Afërdita Kosta në Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi pas disa proceseve gjyqësore për shembjen e një muri. I pandehuri Kosta ka vrarë çiftin me armë zjarri, ndërsa nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë konstatuar edhe dy granata. Sipas dëshmive të të afërmve gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe pas krimit Apostol Kosta tentoi të vrasë veten. Tashmë procesi është në fazën fillestare, ku janë njoftuar viktimat e procesit dhe seanca e radhës do të zhvillohet në 10 shtator.

Aleko Kosta ishte muzikant, saksofonist, ndërsa Afërdita Kosta mësuese.  Çifti u bë i njohur për publikun, pasi pak kohë më parë ka qenë protagonist në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’ te “E diela shqiptare”. Afërdita Kosta i bëri një surprizë burrit, pasi për shkak të emigracionit ishte shkëputur nga  muzika. Çifti Kosta kishte një fëmijë, ndërsa gëzonin respektin e qytetarëve të Gjirokastrës.

Autori i vrasjeve Apostol Kosta

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari