SHKUP- Provat që implikojnë 5 shqiptarët e arrestuar në Maqedoni për vrasjen e 5 –fishtë jnë të pamjaftueshme. Policia do t’i paraqesë gjykatës prova shtesë. Kjo është pranuar sot nga Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovksa e cila garantoi se MPB është në dispozicion për të kompletuar provat hetimore me qëllim të nisë sa më shpejt procesi i gjykimit.
Jankullovksa iu përgjigj interesimit të gazetarëve mbi ekzistencën ose jo të grupeve të armatosura në rajonin e Karadakut.
“Nuk do doja krijimin e një situate që lë vend për spekulime dhe keqdashje. MPB-ja e ndjek me vigjilencë të plotë situatën dhe do të bëjë gjithçka që mos lejojë provokime dhe përshkallëzim të situatave në mënyrë që qytetarët maqedonas të jetojnë të qetë” ka theksuar ministrja e Punëve të Brendshme. (ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com