Vrasja shqiptares në Selanik
për xhelozi, 1 i arrestua

Vrasja shqiptares në Selanik<br />për xhelozi, 1 i arrestua
SELANIK- Zbardhet krimi makabër në Langardë të Selanikut, ku njëri prej viktimave ishte Kristiana Miçani nga Drenova e Korçës.

Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia e Selanikut, ndërsa 4 persona janë në kërkim si të dyshuar për vrasjen e adoleshentes nga Drenova e Korçës dhe të dashurit të saj, grek. Vrasja tronditi mbarë zonën pasi fëmijët ishin zhdukur prej një muaji dhe trupat e tyre u gjetën të masakruar. 

Trupat e 16 vjeçarit dhe 15 vjeçares shqiptare, Kristiana Miçani, u gjetën të masakruar më 21 janar 2012 në një pyll pranë zonës së quajtur Langada, në Selanik. Ata ishin zhdukur prej një muaji.

Sipas mediave greke, 23 vjecari është vëllai i autorit, një 18 vjeçar, i cili dyshohet se ka qenë ish i dashuri i adoleshentes.
KRIMI
Policia thotë se zanafilla e krimit nis më më 24 dhjetor 2011, kur 18 vjeçari është grindur me viktimën, djaloshin 16 vjeçar nga Ksanthi, pranë shtëpisë së këtij të fundit.

Më vonë adoleshenti është kthyer për tu hakmarrë, se i mori të dashurën, dhe është parë pranë stacionit të autobusit në zonën periferike të Dendropotamos, ku ndodheshin dhe viktimat. 

Fillimisht 18 vjecari dyshohet se ka goditur djaloshin nga Ksnathi në kokë dhe në gjoks me një mjet metalik. Më pas ai është larguar për tu kthyer në këmbë, i ndjekur nga një makinë, të cilën e drejtonte, i vëllai, 23 vjeçari i arrestuar. Sipas policisë në makinë kanë qenë dhe 3 persona të tjerë, 2 burra dhe një grua, të cilët viktimat i futën me forcë në pjesën e pasme të makinës për ti dërguar në një drejtim të paditur ndoshta në vendin ku u gjetën dhe trupat.
Prokuroria e Selanikut ka nisur hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorët.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit