Vrasja, të arrestuarit mbërrijnë
në Gjykatë, sot emrat e autorëve

Vrasja, të arrestuarit mbërrijnë <br />në Gjykatë, sot emrat e autorëve
MAQEDONI-Kane dale sot para togave të zeza 20 personat që u vunë në pranga një ditë më parë gjatë aksionit policor të koduar “Monstër” në Maqedoni. Pasi u vunë në pranga ditën e djeshme, personat janë mbajtur në stacionet policore, ku dhe janë marrë në pyetje dhe janë shqyrtuar detajet e akuzave që prokuroria ka ngritur ndaj tyre.
Të gjithë të arrestuarit mberriten paraditen e sotme ne Gjykaten penale te Shkupit, nen masa te larta sigurie. Forca te shumta te njsive speciale te policise maqedonase kane shoqeruar te ndaluarit e nje dite me pare, te cilet jane dergaur nje e nga nje ne ambjentet e Gjykates Penale te Shkupit. Sot pritet te behet e ditur se cilet jane personat qe akuzohen drejtperdrejte si pergjegjes per masakren e 12 prillit, ku mbeten te vrare 5 te rinj maqedonas. ndaj ketyre personave prokuroria ka ngritur akuzen e terrorizmit.  

JANKULLOVSKA: PADI PENALE PER TERRORIZEM PER 5 PERSONA
“Ndaj 5 personave është ngritur padi penale për veprën penale ‘terrorizëm’. Prej tyre 2 janë në arrati. Terrorizmi është kërcënim serioz për tërë botën. Republika e Maqedonisë nuk është e izoluar në këtë aspekt. Maqedonia si vend merr pjesë në të gjitha proceset që kontribuojnë në paqen globale botërore”. Kështu deklaroi sot në konferencën për mediat ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Ajo më tej theksoi se prania e Maqedonisë në Afganistan që për kokë banori është e pesta për nga participimi i ushtarëve e vendosin shtetin në hartën e vendeve të cilat mund të jenë potencial për individë të orientuar terrorist ose grupacione terroriste.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot