Vrasje, arratisje dhe kërcënime/ Terrorizuan Greqinë nga burgu, goditet banda shqiptare

Vrasje, arratisje dhe kërcënime/ Terrorizuan Greqinë nga burgu, goditet banda shqiptare

Drejtësia greke ka ngritur akuzat për tetë shqiptarë dhe pesë grekë të burgosur në burgun e Koridalos. Sipas medieve greke ata akuzohen për grup të strukturuar kriminal, vrasje, gjobvënie, etj. Grupi kriminal mes të tjerash akuzohet edhe për vrasjen e dy shqiptarëve Albert Bako dhe Bardhyl Tusha, po në burgun e Koridalos. Gjithashtu, prokuroria ka prova se shqiptarët në bashkëpunim me grekët  kanë vrarë avokatin grek Mixali Zafiropoulo. Banda përgatiti edhe arratisjen nga burgu i Koridalos të dy vëllezërve Leonard Pepa dhe Elvis Pepa.

Akuzat për bandën shqiptaro-greke
1. Tentative vrasje te nje shtetasi grek, ndodhur me 03.11.2014 jashte baneses se tij ne Athine.
2. Vrasjen e avokatit grek Mixali Zafiropoulo, ne 12.10.2017 brenda ne zyren e tij ne Athine.
3. Kanosjen e nje avokati grek ne 07-08.02.2019 ne Athine. Ne kete rast te akuzuarit kane derguar 3 shtetas jashte burgut, per t’i marre 3000 euro avokatit nen kercenim per jeten. Autoret u arrestuan dhe vijon hetimi.
4. Vrasjen e shqiptarit Albert Bako me 14.01.2019 ne sektorin e te burgut Koridalos.
5. Ndihme ne arratisjen e shtetasve shqiptare Leonard Pepa dhe Elvis Pepa nga burgu i Koridalos ne 01.01.2019.
6. Tentative per manipulimin e shkakut te vdekjes se shqiptarit Bardhyl Tusha ne burgun e Koridalos me 27.01.2019 me qellim qe te dukej si helmim dhe te akuzohej nje shtetas grek i burgosur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën