Ndoshta keni menduar që brenda historive të futbollistëve gjithçka rrotullohet tek topi. Mirëpo ju zhgënjejmë duke ju thënë që edhe ata fshehin sekrete dhe madje shumë të errëta në jetën e tyre.
Futbollisti i njohur i "Nantes" dhe "Reims", Shiva N'Zigu, i ka lënë të gjithë pa fjalë me historinë e jetës së tij. Një televizion i krishterë, “TV2Vie”, ka transmetuar një video për gati 5 minuta të regjistruar në një kishë evangjelistë në Gabon, ku N’Zigu shprehet se jeta e tij ka qenë e mbushur me magji, gjak dhe seks.
“Mamaja ime ka vdekur dhe dua të rrëfej që është flijuar. Kam firmosur shumë kontrata dhe babai im i donte të gjitha paratë për vete. Më pati thënë se përndryshe do të vriste mamanë time. Unë i thashë të mos e bënte, por ai vazhdoi më të tijën dhe e vrau. Dhe e bëri në një mënyrë që shpirti i saj të më ndihmonte në karrierën time futbollistike. "
Më tej ai ka treguar se ka kryer marrëdhënie me motrën e tij dhe tezen.
“Kur isha shumë i ri kam kryer marrëdhënie seksuale me tezen time dy herë, më pas edhe me motrën time dhe me një mik, ndërsa kam pasur edhe një lidhje me një burrë tjetër,"- përfundon futbollisti.