Durrës/ 35-vjeçari me probleme mendore vret me thikë fqinjin! Shkak konflikti për parkimin dhe paratë borxh (EMRAT)

DURRËS- 46-vjeçari Halil Koka u vra me thikë në zemër nga fqinji i tij Ilir Koçilja mesditen e së mërkurës në lagje numër 4 të qytetit të Durrësit. Sherri mes tyre nisi në oborrin e pallatit e më pas u zhvendos disa metra më larg, në rrugë kryesore, përpara shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”.

Pas përplasjes fizike mes tyre, 46-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u ndoq nga agresori i cili e qëlloi dy here me thikë. Ambulanca mbërriti menjehere në vendngjarje, por Koka ndërroi jetë gjatë transportimit në spital. 35-vjecari, Koçilja, personi që shihni në foto, mundi të arratisej për tre orë, derisa forcat ‘Shqiponja’ e prangosën në lagjen numër 11, si dhe sekuestruan thikën që mbante në xhep.

Për të zbardhur motivet e vrasjes, hetuesit kanë marrë në pyetje familjaret e viktimës dhe dëshmitarët okularë të ngjarjes.  Mbi bazën e dëshmive është ngritur pista e parë e hetimeve. Autori, Ilir Koçilja i kishte marrë një shumë parash borxh Halil Kokës dhe refuzonte t’i shlyente. Ky besohet se është motivi kryesor i sherrit mes tyre që degjeneroi në vrasje. Sakaq të tjerë dëshmitarë i thanë policisë se sherri ka lindur për një vendparkim në lagje.

35-vjecari Koçilja vuante nga probleme të shëndetit mendor deklaron policia e Durrësit. Ai ishte braktisur nga familjarët të cilët ndodhen në emigrim dhe jetonte i vetem. Disa here ishte mjekuar në Psikiatrinë e Elbasanit. Po kështu kishte rënë në burg vite më parë për armë pa leje dhe drogë në sasi të vogël. Edhe viktima, thanë burimet ka qene i denuar për shperndarje te lendeve narkotike.

*Raportuan për Shqiptarja.com dhe Report Tv, Artur Korriku dhe Aldo Mustafa

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:18
VIDEO/ Vrau fqinjin pas sherrit për parkimin, 35 vjeçari arrestohet në qendër të Durrësit! I sekuestrohet thika me të cilën kreu krimin

 

Ky është momenti i arrestimit të Ilir Koçiljas në Durrës, 35 vjeçarit që vrau me thikë fqinjin e tij Halil Kokën pas sherrit banal për parkimin.

34 vjeçari është arrestuar pranë në bulevardin "Dyrrah", pranë qendrës së qytetit bregdetar rreth 3 orë pasi ndodhi ngjarja e rëndë. Në video shfaqet edhe momenti kur policët i sekuestrojnë thikën me të cilën kreu vrasjen e 47 vjeçarit Halil Kokja.

Ora 15:15
Vrasja në Durrës, dëshmitari: Dëgjova sharjet dhe fyerjet midis tyre! Autori po e ndiqte me vrap

 

Një vrasje me thikë ka ndodhur sot më mesditë në Durrës. Ilir Koçilja ka vrarë pas një sherri Halil Kokën. Një prej dëshmitarëve tha për mediat se dëgjoi zhurmën dhe sharjet midis autorit dhe viktimës.

'Ai ngeli në rrugë. Erdhi policia dhe më pas ambulanca. Nuk njihja asnjë person. Ata erdhën nga Tatimet me vrap. Autori e ndiqte me vrap. Viktima ngeli te koshat, aty ngeli i plagosur.'- tha dëshmitari.

Ora 15:14
Vrasja me thikë Durrës, autori dhe viktima dikur shokë burgu

 

Një vrasje me thikë ka ndodhur sot më mesditë në Durrës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima Halil Koka dhe autori Liri Koçilja kanë qenë dikur të arrestuar për armëmbajtje pa lejë dhe për lëndë narkotike. Të njëjtat burime bëjnë me dije se dikur kanë qenë shokë qelie.

Autori është arrestuar pas disa orësh nga policia.

Ora 14:08
FOTO/ Vrasja me thikë në Durrës, kush është autori dhe viktima

1707916620_ilirkociljahalitkoka.jpg

 

Ilir Kocilja dhe Halit Koka

Ilir Koçilja, 35-vjeç është autori i vrasjes në Durrës të Halil Kokës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori, i cili është shpallur në kërkim rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 35-vjeçari rezulton se është shoqëruar më parë pasi ka bërë sherr me komshinjtë për parkimin e makinës duke i dëmtuar makinën personave të tjerë.

Policia ka marrë në pyetje 7 persona deri më tani që kanë parë ngjarjen.

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deni: 14/02/2024 16:50

    Me probleme mendore per ti shpetuar burgut si zakonisht?apo me te vertete?! O plaseni ne burg o plaseni ke psiqatriku ne masat e denimit,20 vjet psiqatrik….zoti befte mire por eshte bere normale qe njerezit nxjerrin kartela pee ti shpetuar burgut…

    Përgjigju
  • Tao: 14/02/2024 14:55

    Ngushellime familjes dhe te afermve, sa keq kur degjon ngjarje te tilla. Njerez qe duhen trajtuar per shendetin mendor jane cdo dite rrezik per komunitetet. Ja e ndaloi policia, por ai eshte me kartele, s'ke c'i ben, gjynah ai qe iku.

    Përgjigju
  • tani: 14/02/2024 14:13

    policia ti vrase keta me precedente penal ne rruge pa gjygj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari