Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së dielës në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, në ish-Bllok.
Viktima është Elton Çiça, 36 vjeç, i cili është qëlluar brenda lokalit “De Niro” pranë shkollës "Edith Durham", ish-shkolla "11 Janari", në zonën e ish-Bllokut.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy plumba në kokë i kanë marrë jetën të riut.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërsa dyshohet se shkak i krimit ka qenë një sherr i mëhershëm i viktimës me atentatorët.
Në tavolinën ku ishte ulur 36-vjeçari janë gjetur shenja dhune, çka çon në dyshimin se viktima dhe atentatorët janë përleshur përpara vrasjes. Elton Çica ka humbur në spital, pasi i është dhënë ndihma mjekësore.
Sipas burimeve, vrasja ka lidhje me hakmarrje per grabitjen e ciftitit të të moshuarve në Tepelenë dy vite më parë por edhe për një atentat në Kombinat ku iu vendos një sasi tritoli një atomjeti tip Golf pak muaj me pare. Nga dëshmitarët mesohet se viktima ishte në tavolinë më një gazetar dhe një officer policie.
Policia po heton për zbardhjen e plote te shkaqeve të mundshme që çuan edhe në këtë ngjarje të rëndë. Policia ka shoqëruar disa persona, ndër të cilët stafin e lokalit dhe dëshmitarë të tjerë okularë.
Viktima Elton Çiça është dhe i afërm i Kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, Termet Peci.

(Lokali në zonën e ish-Bllokut ku ndodhi ngjarja) FOTO

(Automjeti tip Golf që iu vendos tritol në Kombinat, dyshohet se viktima e antentatit te sotëm (1 maj) Elton Cico të ketë pasur lidhje me ngjarjen e pak muajve më parë)
Njoftimi i policisë së Tiranës për ngjarjen
"Policia e Tiranës ka marrë një telefonate se në një lokal pranë zonës së stadiumit "Selman Stermasi", tek Tirana e Re, ishin dëgjuar të shtëna me armë.
Forca të shumta policore shkuan në vendngjarje.
U konstatua se te lokal "De Niro" është plagosur me armë zjarri shtetasi Elton Cico.
I plagosuri është dërguar menjëherë për ndihme mjekësore në spital, por megjithë ndihmën e dhënë ai ka ndërruar jetë.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të krimit dhe kapjen e autorëve", thuhet në komunikatën e Policisë së Tiranës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO